Motra të përmirëson jetën, e vërteton edhe shkenca

0 0

Rëndësia e të pasurit një motër

Grindjet dhe mosmarrëveshjet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shumta, por duhet pranuar se të pasurit një motër të përmirëson jetën. Këtë tani e vërteton edhe shkenca, dhe në veçanti një studim i botuar në Journal of Family Psychology. Anketa thekson se motra, e madhe apo e vogël, personifikon një shërim të vërtetë për shëndetin tonë mendor dhe vetëvlerësimin.

Studimi

Studimi analizon rëndësinë e të pasurit të një motër jo vetëm në moshë të pjekur, por sidomos në adoleshencë. Anketa në fakt ka përfshirë 395 familje me më shumë se një fëmijë të moshës ndërmjet 10 dhe 14 vjeç. Hulumtuesit mblodhën një informacion të madh mbi dinamikën e secilës familje, të ndjekur për një vit.

Rezultatet e habitshme

Analizat statistikore kanë treguar se të kesh një motër të mbron në adoleshencë nga ndjenja e vetmisë, nga fakti që mund të jesh e padëshiruar në disa ambiente, nga ndjenja e fajit, sikletit dhe frikës. Nuk kishte rëndësi nëse motra ishte më e madhe ose më e vogël, apo sa e largët ajo ishte: kontributi i saj është dhe do të jetë jetësor për jetën.

Më e rëndësishme se prindërit?

Hulumtimi gjithashtu ka gjetur se një motër e dashur, si për vajzat dhe për djemtë, ka promovuar vepra të mira, të tilla si ndihma e një fqinji ose bashkëpunimi me fëmijët e tjerë në shkollë. Sipas ekspertëve, edhe pse në kufijtë e absurditetit, janë motrat që inkurajojnë këtë lloj qëndrimi, më shumë sesa vetë vetë prindërit.

Me pak fjalë: Nëse ke një motër je me fat.

Lexo edhe: Motrat dhe vellezerit na shtojne jeten, ja pse nuk duhet ta lini te vetem femijen tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X