Shtatzania është një udhëtim i mbushur me surpriza, një pjesë e të cilave janë të këndshme por ka edhe disa të jo të këndshme. Ndaj për të patur një shtatzani të shëndetshme është e rëndësishme që të keni një mbështetje të mirë sociale. Gjatë shtatzanisë ju dhe partneri juaj do të ndërveproni me shumë jerëz të cilët do të kenë një impakt aq të fuqishëm në jetën tuaj, aq sa ju nuk e kishit menduar kurrë përpara kësaj periudhe.
Këtu është një listë me 5 njerëzit që do ta ndryshojnë jetën tuaj gjatë shtatzanisë.
- Doktori juaj
Doktori juaj, qoftë gjinekologjist apo obstetricien është personi i vetëm përveç jush që e kupton më mirë se çfare po ndodh me trupin, shëndetin tuaj. Që nga momenti që bebi juaj është vetëm një qelizë e vogël dhe deri në lindjen e fëmijes, doktori juaj do të jetë personi që do t’ju udhëheqë në këtë rrugëtim dhe në fund do t’ju ndihmojë ta sillni në jetë bebin.
- Nëna juaj
Askush nuk e njeh një nënë të ardhshme më mirë se nëna e saj. Nëse doktori ju ndihmon të kuptoni teknikalitetet e shtatzanisë, nëna juaj është ajo që ju ndihmon të formoni prespektivën gjatë saj. Ajo është personi që i njeh më mirë pikat tuaja të forta dhe të dobëta ndaj është e duhura për t’ju udhëzuar edhe për gjërat më të vogla në jetën tuaj të përditshme.
- Motra ose vëllai
Nëse keni një motër apo vëlla jeni të bekuara. Terheqja që ju keni me njeri tjetrin mund të mos jetë e njëjtë me atë të nënës tuaj gjithsesi mos harroni që ata ishin shokët tuaj të parë dhe do t’ju ndihmojnë gjatë shtatzanisë në mënyrën e tyre, që mbase edhe vetë nëna juaj nuk mund t’ju ndihmojë.
- Mikja juaj
Është e rëndësishme që shtatzania të jetë një eksperiencë e bukur për tu shijuar, dhe kush mund të jetë një shoqëruese më e mirë se mikja juaj më e ngushtë?! Ajo do t’ju bëjë të buzëqeshni edhe në momentet kur ju pushton zymtësia. Ajo do t’ju shoqërojë për të zgjedhur rrobat, sendet e nevojshme të bebit por gjithashtu edhe garderobën tuaj të shtatzanisë. Madja ajo mund t’ju sugjerojë disa ide për emrin e ëngjëllit tuaj të vogël.
Ne dhe nënat e faqes do të jemi gjithmonë këtu, edhe pse virtualisht, për të këshilluar, ndarë eksperiencat në çdo hap të shtatzanisë. Eksprienca e mijëra nënave mund t’ju ndihmojë për të udhëhequr në mënyrën e duhur dhe për të kaluar çdo vështirësi gjatë kesaj periudhe magjike. Qëllimi ynë është të jemi mbështetja për të cilën nënat kanë nevojë gjatë shtatzanisë dhe gjatë rritjes së fëmijëve.
Lexoni dhe: 5 gjerat qe duhet te beni kur te mesoni se jeni shtatzene
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu