Komplikimet dhe rreziqet e lindjes natyrale

0 0

Gjate lindjes natyrale mund te shkaktohet rupture (carje) e pjeseve te buta te kanalit te lindjes (vagines, cerviksit dhe vulves). Gjithashtu ekziston mundesia e ruptures se mitres qe mund te komplikohet deri tek heqja totale e mitres per te mos rrezikuar jeten e nenes. Carja e perineumit gjate daljes se bebit mund te shkoje deri tek sfinkteri i anusit dhe mund te shkaktohen dhe demtime/leshime te fshikezes se urines, per te cilat mund te jete e nevojshme nje nderhyrje e dyte kirurgjikale pas lindjes.

Cdo lindje ka nje rrezik te mundshem hemorragjik dhe ndonjehere mund te jete i nevojshem zevendesimi i gjakut te humbur me transfusion gjaku. Nxjerrja e detyruar me vakum ekstraksion ose me forceps mund te aplikohet ne rastet qe imponojne shpejtimin e procedures se lindjes, ne raste kur nena nuk mund te bashkepunoje gjate shterzimeve, per shkak te lodhjes ose dhimbjeve; si efekt dytesor i anestezise epidurale (ne rastet kur behet) apo edhe ne rastet kur nena e ka te ndaluar per ndonje arsye para-ekzistuese. Keto metoda perdoren per parandalimin e situatave te veshtira per mbrojtjen e foshnjes dhe te nenes.

Faza e fundit e lindjes eshte shkolitja dhe dalja e placentes. Kjo faze mund te zjase perafersisht 15-30 minuta rrallehere deri ne 1 ore. Por mund te ndodhe per shkaqe te ndryshme qe ky proces te ngelet pergjysem. Ne keto raste nevojitet qe placenta te largohet me dore dhe kjo procedure mund te behet nen anestezi. Nese ndodh qe placenta te jete e ngjitur me murin e mitres (placenta akreta/inkreta/perkreta), atehere ekziston rreziku i gjakderdhjes se madhe dhe mund te perfundoje me heqje te mitres (histerektomi).

Nje komplikacion i rendesishem i lindjes normale eshte atonia uterine qe nenkupton moskontraktimin e uterusit (zbutjen ose leshimin e mitres). Kjo situate implikon gjakderdhje masive me rrezik jetesor per nenen. Manovrat e zgjidhjes se ketij prblemi perfshijne nderhyrje me medikamente dhe instrumenta speciale, deri ne operacion per mbylljen e arterave ose heqjen e mitres (histerektomi). Gjithashtu imponohet zevendesimi i gjakut te humbur me transfuzion.

Periudha e lehonise mund te komplikohet me gjendje febrile (rritje e temperatures), ndryshim te aspektit te lohieve (ngjyra dhe era e sekrecioneve hemoragjike pas lindjes), si dhe grumbullimi i gjakut ne miter (hematometria). Rralle ndodhin infeksione te plages se perineumit ose te mitres. Keto jane komplikacione qe zgjidhen ne rast se mjeku eshte i informuar ne kohe dhe merrni trajtimin e duhur, specifik me situaten e krijuar. Vlen per t’u permendur qe lindja eshte nje process natyror, i cili ne shumicen e rasteve ka nje ecuri te mire dhe pa komplikacione. Bashkepunimi i nenes, familjes dhe personelit mjekesor, si dhe besimi i ndersjellte eshte thelbi i mbarevajtjes se ketij procesi.

Lexoni edhe:  Lehonia 40 ditet speciale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X