Shqetesimet me te shpeshta te lehonise

0 1

Kur flasim per lehoninë i referohemi periudhës pas lindjes (2 orë pas saj) deri ditën e 40-të pas lindjes. Gjatë kësaj periudhe gruaja është tepër delikate qoftë nga ana psikologjike ashtu edhe nga ana fizike. Por cilat janë shqetësimet më të shpeshta të nënës së re gjatë kësaj periudhe?
“Kafshimet uterine”. Kjo ndjesi shfaqet në zonën sipër vaginës, kryesisht gjatë thithjes së gjirit nga fëmija. Këto “kafshime” shkaktohen nga hormoni i oksitocinës.
Urinim i pavullnetshëm. Gruaja pas lindjes mund të përballet me nje proçes të pavullnetshëm urinimi, kjo si pasojë e një funksionimi jo të mirë (ngathtësi) të muskujve gjatë shtatëzanisë si edhe për shkak të edemave të krijuara në qafën e mitrës.
Djersitja e madhe. Gjatë lehonisë djersitja do të shërbejë si një mekanizëm për të nxjerrë jashtë trupit lëngjet e tepërta të mbledhura në trup gjatë shtatëzanisë. Këtë gjë mund ta favorizoni duke pirë shumë ujë natyral.
Humbje e tonifikimit të muskujve. Kjo do të bëjë që barku të jetë shumë i varur, dhe do të jetë edhe më e theksuar nëse barku gjatë shtatëzanisë ka qënë shumë i madh, për shembull gjatë një shtatëzanie me binjakë. E favorizoni tonifikimin e tyre nëpërmjet gjimnastikës.
Dhimbje dhe tension në plagën e operimit apo epiziotomisë (qepjes vaginale). Kjo dhimbje dhe tension do të jetë e pakëndëshme për gruan. Tek plaga e operacionit gruaja mund të ndiejë edhe ndjesinë e kruajtjes.
Rrjedhje të bollshme vaginale (lokacione). Këto nuk janë menstruacionet, por shtresat sipërfaqësore të mukozës uterine. Këto lokalcione mund të jenë hematike (me copa të vogla) gjatë 2-3 ditëve të para. Më pas gjakderdhja do të vazhdojë rreth 20-25 ditë.
Rënia e flokëve. Ky është një shqetësim tipik i lehonisë, dhe në këtë rast pjesa më e madhe e flokëve që bien, rikuperojnë.

Lexoni edhe: 3 gjerat qe duhet te keni kujdes pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X