Lehonia, 40 ditet speciale

0 0

Para shumë kohësh 40 ditët e lehonisë konsideroheshin si ditët “speciale” të cilat nëna duhet t’i kalonte në pushim absolutë, mundësisht duke qëndruar vetëm shtrirë në mënyrë që t’i dedikohej vetëm fëmijës, ndërkohë që gratë e tjera të shtëpisë merreshin me punët e përditshme. Sot shoqëria ka ndryshuar shumë, megjithatë 6 javët e para pas lindjes vazhdojnë të mbeten një periudhë speciale për nënën e re.

Lind një nënë!

Në momentin e lehonisë nëna fillon të mësojë si të njohë dhe përgjigjet nevojave të fëmijës, në mënyrë që marrëdhënia e tyre të forcohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Koha kalon ngadalë

Rutina e ditës gjatë javëve të para pas lindjes ndryshon shumë dhe nëna nuk duhet të përpiqet të kapë ritmet e ditëve para lindjes. Kjo është një fazë ku ora e gruas duhet të shkojë pas asaj të fëmijës, një fazë shumë e rëndësishme për të krijuar dhe forcuar një proçes shumë të mirë të gjidhënies.
Trupi ndryshon

Uterusit duhet të marrë përmasat e mëparshme, organet e zonës abdominale shkojnë në vendin e tyre të mëparshëm, plaga e epiziotomisë apo operacionit duhet të rikuperojë, rrjedhjet vaginale zgjasin 3-4 javë etj. Nëna duhet të pushojë në mënyrë që t’i japë mundësi trupit të rikuperojë.

Nevoja për ndihmë

Është shumë e rëndësishme të keni pranë vetes njeriun tuaj më të dashur. Zakonisht nënat e reja zgjedhin të kenë pranë bashkëshortin apo nënën e tyre. Absolutisht nuk duhet të qëndroni vetëm për një kohë të gjatë.

Bëni shëtitje
Shëtitjet në ajër të pastër do t’i bënin mirë jo vetëm fëmijës por edhe juve. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur larg depresionin post partum.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X