Lindja natyrale, si funksionon?

0 0

Duke filuar nga kontraksionet dhe deri në daljen e fëmijës, ja si ndodh lindja normale dhe si mund të përgatiteni për ta përballuar atë në mënyrën e duhur, gjithçka sipas gjinekologes së studios profesionale “La Lunanuova” në Milano, Sabina Pastura.

  1. Cfarë do të kuptojmë me lindje natyrale?

Lindja natyrale është ajo që ndodh në momentin që gruaja është gati, lindje e cila i ofron asaj mundësinë e të qëndruarit në pozicionin që ajo parapëlqen dhe ndihet më rehat. Pra ajo është në qendër të këtij proçesi.

  1. Cila është faza e parë e lindjes dhe si mund të përballohet më lehtë?

Faza e parë është e ashtuquajtura “faza përgatitore”, në të ciën fillojnë të shfaqen shenjat e para të lindjes, të cilat janë të shoqëruara nga kontraksionet e uterusit dhe dhimbje në fund të barkut. Kontraksionet e kësaj faze janë me një distancë dhe intensitet jo të rregullt. Kjo fazë mund të zgjasë pak orë, por në disa raste mund edhe të zgjasë 24-48 orë. Do t’ju këshillonim të bënit një banjo të ngrohtë në mënyrë që të lehtësoni disi dhimbjet si dhe të përpiqeni të bëni shëtitje në ajër të pastër.

  1. Cfarë ndodh dhe si përballohet lindja natyrale?

Në fazën e mëvonshme, kontraksionet fillojnë të bëhen më të rregullta, dhe mund të shfaqen me një distancë 5 minutëshe nga njëra-tjetra. Kohëzgjatja e tyre mund të jetë 1 minutë dhe intensiteti i tyre do të vijë duke u rritur. Koha mesatare e kësaj faze nëse do të jetë shtatëzania e parë, është rreth 10-12 orë. Nëse është shtatëzania e dytë, fazat e lindjes mund të jenë më të shkurtra, pavarësisht se do të kenë intensitet të njëjtë. Në këtë rast koha mund të variojë 2-3 orë maksimumi.

  1. Cfarë ndodh në fazën e fundit të lindjes?

Në këtë fazë kontraksionet shndërohen në një dëshirë për të shtyrë, e cila zgjat rreth 2-3 minuta, pra aq sa zgjat kontraksioni. Më pas mund të ketë edhe një pauzë prej 5-6 minutash midis një të shtyre dhe tjetrës. Nëse është fëmija i parë për gruan mund të duhet rreth 1-2 orë, ndërsa nëse gruaja po sjell në jetë fëmijën e saj të dytë, lindja do të ndodhë më shpejt (10-15 minuta).

  1. Cilat janë kritikat e lindjes natyrale?

Shpesh në kohët e sotme duket se gratë po “kritikojnë” gjithnjë e më shumë lindjen natyrale për shkak të dhimbjeve të mëdha. Sipas gjinekologes gruaja duhet të kuptojë rëndësinë e këtyre dhimbjeve të cilat vijnë si një sinjal i fillimit të procesit të lindjes. Gruaja këto dhimbje është në gjendje t’i kontrollojë nëpërmjet frymëmarrjes apo ndihmës së mamisë. Sigurisht që kjo nuk nënkupton se gruaja nuk duhet të kërkojë aplikimin e medikamenteve qetësuese (epiduralit) në rast se e ndien të nevojshme. Kjo do të jetë një zgjidhje e mirë për të lehtësuar dhimbjet.

 

Lindje natyrale, përfitimet për nënën dhe fëmijën

Lindja normale, perfitimet per nenen dhe bebin

Nëse nuk ka një kusht të caktuar që ju detyron të veproni ndryshe, duhet të lini natyrën të bëjë punën e saj! Trupi i gruas është në gjendje të sjellë në jetë një fëmijë në mënyrën sa më natyrale dhe fiziologike!

Përparësitë e lindjes natyrale

Edhe pse dhimbjet do të jenë të mëdha në fund, pra pasi fëmija ka ardhur në jetë, nëna do të ndihet shumë mirë me faktin që ishte në gjendje të përballonte lindjen, duke bërë që të ndihet energjike, duke bërë gjithashtu që edhe vetëvlerësimi të jetë më i madh. Përparësitë nuk janë vetëm nga ana psikologjike, por edhe nga ana fizike. Duhet të themi se qepjet që bëhen në zonë vaginale kërkojnë një kohë të shkurtër rikuperimi. Nëna do të jetë në gjendje t’i përgjigjet menjëherë nevojave të fëmijës, duke qënë në gjendje gjithashtu të ushqejë me gji më me lehtësi që në momentin e daljes nga barku të fëmijës.

Përparësitë për të porsalindurin

Hormonet e prodhurara nga nëna në momentin e lindjes do ta përgatisin edhe më shumë beben për të përballuar jetën jashtë barkut. Kalimi nëpërmjet kanalit të lindjes, do të maturojë edhe më tepër mushkëritë e bebes, duke i pastruar nga mbetjet e lëngut amniotik si edhe duke zgjeruar bronket. Gjithashtu në këtë proçes favorizohet edhe zhvillimi i sistemit imunitar për shkak të kontaktit me bakteriet.

Lexoni edhe: A mund te bej lindje natyrale pas lindjes me operacion?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X