Rritja dhe zhvillimi i mirë i fëmijës sigurohet nga funksionimi i mirë i placentës, e cila është një organ shumë i rëndësishëm që formohet gjatë shtatëzanisë. Shkëputja e plaçentës, ashtu si edhe nga vetë emri, ndodh kur plaçenta shkëputet nga uterusi para se fëmija të vijë në jetë.
Shkëputja e plaçentës, cilat janë rreziqet?
Nëse shkëputja e saj është minimale mund të mbahet nën kontroll dhe nuk është tepër shqetësuese, por kur kjo gjendje bëhet më serioze edhe pasojat do të jenë tepër serioze. Rreziku për nënën është plasja e një hemorragjie ndërsa për fetusin mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese.
Cilat janë shkaqet e shkëputjes së plaçentës?
Shkaqet mund të jenë të ndryshme dhe në përgjithësi janë të lidhura me patologji të tjera si për shembull shqetësimet kardiake, sëmundje të veshkave, si edhe disa vese të këqija që nëna mund të ketë si për shembull abuzimi me duhanin ose drogën. Evitoni gjithashtu edhe qëndrimin për një kohë të gjatë në ambientet ku pihet duhan, pasi edhe tymi pasiv mund të rezultojë faktor rreziku.
Cilat janë shenjat e shkëputjes së plaçentës?
Sinjali i parë mund të jetë një hemoragji, por ndonjëherë mund të mos ketë prezencë të rrjedhjeve hematike, kjo sepse pozicioni i uterusit mund të pengojë daljen jashtë të tyre. Disa gra mund të ndiejnë dhimbje të forta shpine ose barku, dhe në të tilla raste duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Edhe pse shtatëzania nuk duhet të konsiderohet si një sëmundje, gruaja duhet të ndjekë një jetë të shëndetshme si edhe të ndjekë një dietë të mirë ushqimore, kryesisht larg tymit të duhanit dhe konsumimit të alkoolit.
Shkeputja e placentes, kur ndodh dhe cilat jane arsyet
Loading ...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu