“Këshillat më të mira që kam marrë ndonjëherë rreth ushqyerjes me gji”

0 0

Gjatë kohës së shtatzënisë ju mund të shikoni ilustrimet nga librat e ndryshme, mund të shihni video në Youtube apo të lexoni këshilla në Google. Por asgjë, absolutisht asgjë, nuk do t’jua mësojë mirë ushqyerjen me gji të foshnjës suaj, më mirë sesa këshillat nga vetë mikeshat apo të afërmet tuaja që e kanë provuar këtë eksperiencë më herët.

Më poshtë ju tregojmë 8 këshilla të vyera nga 8 nëna të ndryshme për të gjitha ato gra dhe vajza që presin të bëhen nëna për herë të parë.

  1. Përpiquni ta bëni mirë vetëm gjatë tri javëve të para dhe gjërat do të bëhen më të lehta. (Është e vërtetë).(Dani)
  2. Ndihma e një këshilluese që do t’ju mësojë si të ushqeni me gji mund të bëjë goxha ndryshim, kështu ndodhi me mua. Ushqyerja me gji nuk vjen në mënyrë natyrale. (Kloi)
  3. Gjithmonë sigurohuni që të keni një gotë të madhe me ujë gjatë kohës që jeni duke dhënë gji.(Klara)
  4. Një infermiere në spital na mësoi ne nënave të reja para lindjes se ushqyerja me gji është si kur del në një takim. Ka të bëjë më tepër me përputhshmërinë midis çiftit nënë-fëmijë, sesa nëse je duke e bërë atë mirë apo gabim. Mund ta keni më të lehtë ose më të vështirë, varet nga foshnja juaj. Ajo madje na tregoi për një nënë me 7 fëmijë që kishte ardhur për të marrë leksione rreth gjidhënies për fëmijën e parë, të tretin dhe të gjashtin. Askush nuk është një ekspert, madje as një nënë me përvojë. (Ariela).
  5. Mamia ime më dha një tub me lanolinë (krem që qetëson thithat) dhe më tha ta ngrohja pak me gishta para se aplikoja në thithat e mia të plasaritura dhe të çara. Më ndihmoi me të vërtetë për të m’u shëruar më shpejt. (Eda)
  6. Përpiquni që ta ushqeni me gji ndërsa jeni shtrirë në krevat duke u kthyer anash dhe duke e kthyer bebin nga ana juaj, është revolucionare për sa kohë që arrini edhe të flini.(Laura)
  7. Një konsulente në spital më rekomandoi që ta shtrydhja gjirin para se ta ushqeja djalin. Qumështi im ishte i ngadaltë dhe fëmija im acarohej ose e zinte gjumi, por duke bërë shtrydhje të gjirit edhe kur ai ishte i përgjumur do ta ngopej me qumësht. (Kim)
  8. Nëse keni rrjedhje të shpejtë dhe shumë qumësht mund ta ushqeni fëmijën vetëm nga njëri gji. (Kajli)

Shkruani në komente përvojat tuaja rreth ushqyerjes me gji, për gjërat që nuk i kishit hasur deri sa i përjetuat vetë.

Lexoni edhe: Ushqyerja em gji mbron femijen nga tumoret






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X