Të ushqyerit me gji gjatë natës i bën dëm fëmijës? Ushqyerja me gji pa asnjë orar fiks është diçka e gabuar? Absolutisht jo, përkundrazi! Të ushqyerit me gji gjatë orëve të natës mund të jetë disi stresuese për shkak të mungesës së gjumit, por duhet të dini se benefitet që ky proçes sjell janë tepër të mëdha, dhe kjo jo vetëm për fëmijën.
Përse ushqyerja me gji është kaq e rëndësishme?
Ky proçes mund të jetë aleati juaj më i mirë për ta vendosur në gjumë fëmijën. Si është e mundur kjo? Duhet të dini se midis të gjithë përbërësve të tjerë shumë të shëndetshëm, qumështi i gjirit përmban edhe “triptofan”, një aminoacid që shkakton gjumin. Në veçanti kjo substancë është e aftë gjithashtu të favorizojë edhe aftësitë konjuktive (njohëse) të fëmijës, të cilat zhvillohen ndërsa bebi është “në botën e ëndrrave”.
Benefitet për nënën
Gjithashtu, gjatë natës, niveli i prolaktinës është më i lartë dhe të ushqyerit me gji në këtë moment është tepër i rëndësishëm për një nënë që ka vështirësi ta bëjë këtë gjatë ditës.
SIDS dhe gjidhënia
Nuk duhet të harrojmë rëndësinë e të ushqyerit me gji përsa i përket reduktimit të rrezikut të vdekjes së laktantit në gjumë. Një fenomen i tillë reduktohet me rreth 20% tek fëmijët që ushqehen me gji dhe vetëm me gji, dhe kjo për shkak të zgjimeve të shpeshta të bebes për shkak të nevojës që ai ka për t’u vendosur në gji. Pra, nëse fëmija juaj zgjohet në mes të natës për të pirë gji, ja plotësoni dëshirën dhe nevojën. Nuk ka asgjë më të shëndetshme se kjo për të dhe për ju!
Lexo dhe: Apnea e gjumit, fëmija në rrezik nëse gërhet natën

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu