Gliko fiku te eger

0 0

Përbërësit

  • 1 kg fiq të vegjël të egër;
  • 1.2 kg sheqer;
  • 4 filxhanë caji me ujë;
  • Aromë vanilje;
  • Bajame pa lëkurë;
  • Lëngu i ½ kokrre limoni.

Përgatitja

  1. Hapi i parë që duhet të bëni është të prisni me anën e një thike bishtin e fikut dhe më pas të hapni poshtë tij një vrimë të vogël në mënyrë që të vendosni brenda bajamen.
  2. I zieni fiqtë brenda një tenxhere me ujë të bollshëm për rreth 15 minuta dhe më pas i kulloni. I vendosni sërish në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe më pas i leni në ujë për 24 orë duke ja ndërruar shpesh ujin (3-4 herë).
  3. I shtrydhni që t’ju dalë uji i tepërt dhe më pas i vendosni brenda copën e bajames, duke i vendosur sipër një cope për të kulluar ujin.
  4. Vendosni në zjarr tenxheren me ujë dhe sheqerin dhe e trazoni derisa të shkrijë sheqeri plotësisht. E lini të ziejë rreth 10 minuta dhe më pas shtoni vaniljen dhe fiqtë, i lini 15 minuta në zjarr sa të lidhet sherbet, fikni zjarrin dhe më pas e mbuloni tenxheren me një copë. E lini të pushojë për 24 orë.
  5. E vendosni përsëri tenxheren në zjarr që të trashët sherbet, shtoni lëngun e limonit, dhe më pas kontrolloni fiqtë. Nëse kanë zier i largoni me anën e një luge me vrima duke e lënë sherbetin edhe pak në zjarr në mënyrë që të lidhet. Recelin, ashtu sic është i ngrohtë e hidhni në vazo me kapak dhe e lini përmbys për një natë.

Lexoni edhe: Perfitimet e fikut per femijen tuaj 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X