Gatim per bebe +8 muajsh (pure me thjerreza, molle dhe qepe)

0 0

Duhet pranuar se ndryshe nga shumica e ushqimeve të tjera për bebe, kësaj pureje i mungojnë ngjyrat e shndritshme të cilat në një farë mënyre e “reklamojnë” se sa e shëndetëshme është. Por  asnjeherë mos e gjykoni librin nga kopertina! Do të shikoni që bebi juaj do ta adhurojë shijen e kësaj pureje të mrekullueshme. Plus vlerat ushqyese që ajo përmban janë shumë të nevojshme për zhvillimin e bebit tuaj. Përveç mollës e cila nuk ka nevojë për shpjegime, pasi është fruti që e simbolizon shëndetin, kjo pure ka përmban edhe thjerrëzat të cilat janë një burim shumë i mirë proteinash, kalçiumi dhe hekuri dhe fatmirësisht nuk janë aspak të shtrenjta.

Përbërësit:

⦁ ½ filxhan me thjerrëza;
⦁ 4 lugë me qepë të grirë hollë;
⦁ 1 lugë vaj ulliri;
⦁ 1 mollë e qëruar dhe e prerë në copa-copa.

Përgatitja:

1. Në një tenxhere me ujë, hidhni për të zier thjerrëzat për rreth 25 deri në 30 minuta.
2. Ndërkohë që i zieni thjerrëzat, në një tigan shtoni vajin e ullirit dhe skuqni qepën.
3. Përpara se qepa të marrë ngjyrë kafe shtoni dhe copat e mollës në të njëjtin tigan.
4. Pasi keni hequr nga zjarri përbërësit, i lini të pushojnë të gjithë së bashku në të njëjtën enë për 5 minuta.
5. Në fund i kaloni në blender për t’i bërë pure dhe shtoni pak ujë nëse përbërja e përgatitur është shumë e trashë.

Kjo pure është e përshtatshme për bebe +8 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frogorifer ose për 3 muaj në ngrirje.

Lexoni dhe: Pure për te kuruar konstipacionin te bebet 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X