Frutat dhe shtatzania

0 0

Frutat janë një nga aleatët e mirëqënies edhe në periudhën e shtatzanisë, kjo pasi ato do t’i japin organizmit shumë fibra, kripëra minerale, sheqerna të mira si fruktoza, të cilat i japin trupit energjinë e duhur. Megjithatë nuk duhet ta ekzagjeroni me sasinë, e cila duhet të jetë rreth 5 porcione. Ato mund të konsumohen pas vakteve kryesore si edhe ndërmjet tyre. Frutat do t’ju ndihmojnë me problemet si konstipacioni dhe hemorroidet.

Cilat janë frutat më të përshtatshme për të luftuar konstipacionin?

Në këtë rast duhet të evitoni mollët e gjalla si edhe bananet, por mund të konsumoni mollë të pjekura, kumbulla si edhe kivi.

Shtatzania dhe mangoja

Për të marrë sa më shumë kalium mund të konsumoni mango, e cila është shumë e pasur me këtë mineral si edhe është e pasur me vitaminë C dhe A. gjithashtu mango e ndihmon shumë sistemin imunitar të fetusit, shikimin por edhe sistemin nervor. Nga ana tjetër kaliumi ndihmon për të mbajtur nën kontroll sistemin e qarkullimit të gjakut.

Kujdes me frutat e thata

Të konsumosh sasi të mëdha frutash të thata nuk është e shëndetshme. Këshillohet të konsumohen rreth 2-3 lajthi ose bajame në ditë para mëngjesit ose gjatë pasdites. Gjithashtu një mënyrë do të ishte edhe vendosja e tyre në sallatë.

Shtatzania dhe lëngjet e frutave

Kujdes me sasinë e lëngjeve të frutave pasi përmbajnë shumë sheqer. Përdorni më tepër portokallin e shtrydhur i cili është i pasur me vitaminë C.

Lexoni dhe:A mund të ndjek një dietë me pak karbohidrate në shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X