Cfarë të mirash sjell molla për shëndetin e fëmijës?
Molla është një nga frutat e para që i prezantohet fëmijës të vogël. Ky frut është konsideruar si “fruti çudibërës”, dhe këtë e vërteton shprehja “Një mollë në ditë dhe nuk kam nevojë për doktor”!
Molla përmban dy lloje fibrash, të tretshme dhe të patretshme. Këto fibra ndihmojnë në ruajtjen e rregullsisë së zorrëve, duke mbajtur larg nga fëmija konstipacionin dhe diarrenë, dhe gjithashtu mbrojnë zorrën e trashë nga kanceri.
Molla nuk sjell vetëm të mira shëndetësore afatshkurta, por edhe afatgjata. Ajo ndihmon në funksionimin e mirë të sistemit kardiovaskular, ndihmon në ruajtjen e peshës trupore, ruajtjen brenda normave të kolesterolit, ruan shëndetin e mushkërive, prostatës, mëlcisë, zorrës së trashë dhe kockave. Mollët janë një burim mineralesh për organizmin e fëmijës.
A duhet ta heq lëkurën e mollës?
Ju duhet të pastroni mollën nga lëkura dhe nga farat nëse do t’ja jepni fëmijës ta hajë në dorë, pra jo në formë pureje. Për fëmijët nën 8 muaj ju duhet ta përgatisni purenë e mollës duke e pastruar nga lëkura, ndërsa nga muaji i 8-të mund ta grini atë bashkë me lëkurën.
Cfarë mineralesh përmban molla?
– Vitaminë A
– Vitaminë C
– Vitaminë E
– Kalium
– Kalcium
– Fosfor
– Magnez
– Selen
– Sasi të vogla hekuri dhe zinku.
Kur mund t’ja filloj mollën fëmijës tim?
Mollët janë një ushqim shumë i mirë për të qënë ndër të parat që i prezantohen fëmijës. Pureja e tyre përgatitet shumë thjeshtë si edhe tretet shumë shpejt nga stomaku i fëmijës. Ju mund ta përgatisni purenë e mollës të kombinuar me drithëra, biskota, kos, si edhe fruta të tjera.
Mollën ju mund ta përdorni si një qetësues së mishrave gjatë daljes së dhembëve, duke e futur në frigorifer për disa orë. Një alternativë e mirë për fëmijët e rritur do të ishte përgatitja e një keku me mollë.
Materiale te ngjashme
10 ushqimet më të mira...
Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...
Vaji i ullirit: zbulohet një...
Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...
Vaji i palmës dhe kallamari...
Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...
8 arsye pse jemi gjithmonë...
Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu