Çiftet po presin gjithnjë e më shumë për tu bërë prindër për herë të parë. Që nga viti 1970 bota ka njohur një rritje të numrit të grave që bëhen nëna pas moshës 35 vjeçare. Kjo gjë ka rreziqet e veta pasi nënat në moshë më të madhe kanë më shumë mundësi për komplikacione gjatë shtatzanisë, gjithashtu ka shumë studime që e lidhin moshën e madhe të prindërve me autizmin dhe sindromën Down.
Por ka gjithashtu studime që tregojnë se edhe bebet e lindur nga prindër me moshë të madhe kanë avantazhet e tyre. Kështu që nëse jeni mbi 35 vjeçe dhe prisni të bëheni nënë, këtu janë disa fakte shkencore të cilat mund t’i përdorni sa herë dikush vë në dyshim zgjedhjen tuaj.
Nënat në moshë të madhe kanë më pak mundësi të lindin prematurë.
Lindja prematurë është shkaktari më i madh i humbjes së foshnjeve, dhe nënat mbi moshën 30 vjeçare kanë shumë më pak mundësi të lindin prematurë se nënat në moshë të re. Sipas një studimi të publikuar në “Plos One” nga vëzhgimi i 165000 lindjeve në 32 spitale të Kanadasë, gratë rreth moshës 30 dhe 34 vjeç kishin më pak mundësi të lindnin prematurë. Direkt pas tyre ishin nënat nga 35 deri në 40 vjeç , ndërsa më të rrezikuarat ishin nënat rreth të 20-ave dhe mbi 40 vjeç.
Fëmijet e lindur nga këto nëna kanë më pak probleme me sjelljen
Studimet tregojnë se fëmijët e lindur nga nëna me moshë të madhe, do të kenë një sjellje më të mirë me më të rriturit dhe me moshatarët e tyre. Një studim i ri i publikuar nga “The Europian Jurnal of Developmental Psychology” vëzhgoi 5000 nëna dhe fëmijë në Danimarkë dhe i testoi ata, nga mosha 7, 11 dhe 15 vjeçare. Ata zbuluan se nënat me moshë më të madhe nuk kishin nevojë të përdornin ndëshkime verbale apo fizike në krahasim me nënat të cilat kishin një moshë më të re. Ata zbuluan gjithashtu se fëmijët e tyre kishin më pak probleme sociale dhe emocionale. Gjithashtu këta fëmijë kishin një sjellje më të mirë se fëmijët e tjerë në moshën e tyre.
Këta fëmijë janë më të gjatë dhe më të zgjuar se moshatarët e tyre.
Shkencëtarët suedezë vëzhguan 1.5 milion të rritur në vitin 2016 dhe zbuluan se ata që kishin lindur nga nëna me moshë më të madhe kishin një performancë më të mirë në shkollë, ishin në formë më të mirë fizike dhe ishin pak më të gjatë se fëmijët e lindur nga nëna me moshë më të re.
Nënat që lindin më vonë jetojnë më gjatë
Nënat që lindnin fëmijën e tyre të parë pas moshës 25 vjeçare kishin 11% më shumë mundësi të jetonin deri në moshën 90 vjeç, se nënat që kishin lindur fëmijën e tyre të parë përpara moshës 25 vjeçare. Dhe nënat që kishin lindur pas moshës 33 vjeçare kishin 50 % më shumë mundësi të jetonin deri në moshën 90 vjeçare. Këto janë rezultatet e një studimi të vitit 2016, ku u përfshinë 28000 gra.
Lexoni dhe: Sa e rendesishme eshte mosha e nenes per te pasur nje femije ?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu