Sipas një studimi të ri, përbërja e qumështit të gjirit tek gratë me peshë normale ndryshon nga ajo e nënave mbipeshë. Sipas hulumtuesve në SHBA ndryshimet e disa substancave janë faktorë të mundshëm të rrezikut për zhvillimin e obezitetit tek fëmijët, por mud të ketë terapi që përmirësojnë qumështin e gjirit dhe që mbrojnë fëmijët nga shtimi i peshës që në muajt e parë të jetës.
U ekzaminuan 35 nëna dhe fëmijë
Në bashkëpunim me kolegë nga Universiteti i Oklahomës, Qendrën e Shkencave të Shëndetit dhe Universitetin e Minesotës, hulumtuesit nga Boston klasifikuan 35 nëna të reja duke u bazuar në indeksin e masës trupore para shtatëzanisë dhe më pas analizuan qumështin e gjirit. Ata pastaj matën masën dhjamore të fëmijëve 6 muajsh dhe 1 vjeç.
Përbërja e qumështit të gjirit
Hulumtimi, i botuar në internet në revistën mjekësore “American Journal of Clinical Nutrition”, tregoi se në përbërjen e qumështit ishin gjetur dallime modeste midis nënave obeze, atyre të dobëta dhe atyre normale. Studiuesit kanë identifikuar për herë të parë që substancat më të dobishme ishin më të pakta tek gratë obeze. “Rezultatet tona – shpjegoi Elvira Isganaitis, autorja e studimit – sugjerojnë se disa faktorë si derivatet e nukleotideve dhe karbohidratet komplekse – mund të jenë të rëndësishme për përmirësimin e qumështit të gjirit dhe ndoshta mbrojtjen e fëmijëve nga obeziteti”.
Lexo edhe: A shkakton kapsllek qumeshti i gjirit tek bebet?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu