A shkakton diarre qumështi i gjirit?

0 0

Fëmija im që e ushqej vetëm me qumësht gjiri ka pasur diarre javën e fundit. A duhet të shqetësohem?

Para se të filloni të shqetësoheni, sigurohuni që fëmija juaj ka diarre. Në pjesën më të madhe të rasteve të fëmijëve që ushqehen me gji, jashtëqitja është disi e ujshme dhe e verdhë. Megjithëse ato mund të ngjajnë me atë që ne e konsiderojmë si diarre, kjo është në të vërtetë plotësisht normale. Mënyra më e mirë për të diagnostikuar diarrenë është të shikoni frekuencën e jashqitjeve të foshnjës tuaj, jo vetëm si duken.

Kur një fëmijë është shumë i vogël (më pak se një muaj) është tipike të dalë jashtë sa herë që pi apo dhe më shpesh. Pas një muaji, pelena mund të ndotet 3-4 herë në ditë; ndërsa pas 2 muajsh mund të defekojë 1 herë në ditë ose edhe 1 herë në javë.

Por në qoftë se fëmija juaj ka diarre, do të defekojë dy ose tre herë më shumë normalja, kështu që llogarini sa herë ka dalë jashtë si dhe gjendjen e përgjithshme.

Nëse dyshoni se është diarre, është e mundshme për shkak të një problemi të stomakut, i cili zakonisht nuk mund të trajtohet me ilaçe dhe duhet të kalojë vetë. Shqetësimi i vërtetë në shumë raste të diarresë është dehidratimi dhe foshnjat e vegjël mund të dehidratohen shumë shpejt. Nëse fëmijja fillon me ethe, ka gojë të thatë ose duket i çuditshëm, atëherë duhet të shkoni patjetër te pediatri.

Lexo edhe: Si te veprojme nese femija ka diarre?

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X