Si te veprojme nese femija ka diarre?

0 0

Edhe pse zakonisht shfaqet gjatë verës, ajo mund të jetë edhe në muajt e tjerë të vitit. Është një nga sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë.

Nga se shkaktohet diarreja?

Diarreja shkaktohet nga mikrobet që hyjnë në trup. Mikrobet që shkaktojnë diarre ndodhen në ujë, ushqime dhe të duart e pacientit. Kur nuk tregohet kujdes ndaj rregullave të pastërtisë, këto mikrobe kalojnë në zorrë dhe shkaktojnë sëmundje. Mikrobi i ndodhur në zorrë dëmton murin e zorrës, ul thithshmërinë dhe si pasojë rrit sasinë e lëngjeve në të. Jashtëqitja bëhet e butë nga lëngu i tepërt, hollohet dhe del në formë uji.

Si parandalohet diarreja?

Diarreja përhapet nga uji dhe ushqimet me mikrobe, prandaj duhet të kemi kujdes ndaj rregullave të pastërtisë së ushqyerjes. Qumështi i nënës është steril, domethënë pa mikrobe, dhe në të ka përbërës mbrojtës ndaj diarresë. Qumështi i trashë dhe i verdhë që vjen menjëherë pas lindjes ka shumë përbërës mbrojtës, prandaj bebi duhet ushqyer vetëm me qumësht gjiri. Prandaj rregulli kryesor i mbrojtjes së bebit larg nga diarreja është të ushqyerit vetëm me qumësht gjiri dhe mundësisht për një kohë sa më të gjatë.

Pastrimi i ujit të pijshëm është shumë i rëndësishëm. Mënyra më e mirë e pastrimit të ujit nga mikrobet është zierja. Uji i mbyllur në shishe mund të mos ziehet nëse është i një marke të sigurt dhe të mirëkontrolluar.

Si trajtohet diarreja?

Një pjesë e vogël e mikrobeve që shkaktojnë diarre mund të mjekohen, por në shumicën e rasteve nuk është i nevojshëm mjekimi. Kur diarreja është me gjak dhe mukus, ka më shumë mundësi të trajtohet me mjekim. Në këtë rast duhet përcaktuar patjetër lloji i mikrobit duke u bërë analiza e feçes. Trajtimi planifikohet sipas përfundimit të analizave. Kur diarreja është pa gjak, pa mukus dhe e ujshme, ka mundësi të lartë që të jetë shkaktuar nga lloje mikrobesh që  nuk kanë nevojë për trajtim. Në këtë rast përdorimi i antibiotikut nuk është i dobishëm. Antibiotiku mund të dëmtojë zorrën dhe të shtojë diarrenë, prandaj nuk duhet përdorur në asnjë mënyrë. Diarreja zgjat zakonisht 7-10 ditë, por mund të zgjasë edhe më shumë ose më pak. Duhet të dini se shumica e diarreve rekuperojnë vetë. Gjëja më e rëndësishme është zëvendësimi i lëngjeve të humbura.

Kur diarreja shkaktohet nga stomaku

Gjatë diarresë nuk sëmuret vetëm zorra, por edhe stomaku. Kur sëmuret stomaku fëmija vjell. Vjellja nuk duhet parë si një pengesë për pirjen e ujit apo ngrënien e ushqimit, por femija me të vjella dhe diarre duhet ushqyer pak dhe shpesh. Meqë stomaku është i ndjeshëm, fëmija mund të vjellë menjëherë pas pirjes së ujit, prandaj uji duhet të pihet nga pak. Gjatë diarresë, përthithja e ushqimeve nga zorra vazhdon, prandaj që të mos prishet dieta duhet të vazhdohet me ushqyerje normale, pa ndryshuar llojin e ushqimit të mëparshëm.

Lexoni edhe: Kujdes nga keto ushqime nese femija ka diarre 

A i planifikoni paraprikisht shpenzimet qe mund te realizoni gjate nje muaji bazuar ne buxhetin tuaj familjar?

Loading ... Loading ...

Regjistrohu edhe ti ne portalin pernenat.al






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X