Çfarë duhet të hani dhe çfarë ushqimesh duhet të shmangni kur keni stomakun bosh?

0 0

Për shkak se mund të kemi një jetë të vrullshme, shpesh konsumojmë ushqime të përpunuara, pasi përgatiten lehtë. Por mënyra sesi kujdeseni për sistemin tuaj të tretjes dhe zorrën e trashë, ndikon në cilësinë e jetës tuaj dhe shëndetin për vitet e mëvonshme.

Me siguri të gjithë e keni menduar se çfarë ushqimesh mund të konsumoni kur e keni stomakun bosh.

Ja cilat janë ushqimet më të mira që duhen konsumuar në këto raste:

1.Bajamet. Vetëm sigurohuni që përpara se t’i hani t’i qëroni nga lëkura pasi ajo përmban taninë, një enzimë që pengon absorbimin e duhur të lëndëve ushqyese që ndodhen brenda.

2.Frutat organike, direkt nga natyra. Frutat e freskëta sezonale, veçanërisht ato organike, janë më të mirat që mund të konsumohen me stomakun bosh. Frutat kanë shumë fibra, ato ju japin fruktozën që ju nevojitet për energji dhe ju furnizojnë me kalori. Disa nga frutat më të mira për t’u ngrënë me stomakun bosh përfshijnë shalqinin, papajan, mangon, shegët dhe bananet.

3.Hurma arabike. Hurmat arabike ju japin energjinë që ju nevojitet gjatë ditës dhe që ju bëjnë të ndiheni të ushqyer. Ato përmbajnë kalori, dhe lëndë ushqyese që i bëjnë mirë traktit tuaj të tretjes. Kjo pasi ato kanë shumë fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut, diarresë dhe fryrje.

4.Vezët. Të pasura me Omega-3 dhe B12, vezët nxisin metabolizmin dhe ju lënë ndjenjën e ngopjes kur i hani ato me stomakun bosh. Ato janë një burim i mirë i kalorive dhe ju japin proteinat që ju nevojiten për të bërë aktivitetet tuaja.

5.Shalqinjtë. Ju furnizojnë me elektrolite dhe ju bëjnë të ndiheni të hidratuar. Përveç kësaj, shalqinjtë janë me pak kalori dhe një burim i mirë i sheqerit natyror. Sheqeri natyror është i mirë për ju dhe jo i dëmshëm, ndryshe nga sheqeri i bardhë i rafinuar. Ky frut përmban 90% ujë dhe është i përsosur për ditët kur ndieni se doni të detoksifikoheni. Është gjithashtu i lehtë për stomakun tuaj ndihmon në lëvizjen e shëndetshme të zorrëve.

6.Mjaltë me limon. Mjalti ka veti antibakteriale, ndërsa lëngu i limonit ju ndihmon të detoksifikoheni. Kur i kombinoni të dyja këto ushqime së bashku dhe i pini me ujë, keni një përbërje fantastike që rrit metabolizmin tuaj, nivelet e energjisë dhe rregullon tretjen tuaj. Kjo është pija e përsosur për t’u konsumuar me një stomak bosh.

Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni me stomakun bosh:

1.Perimet e gjelbra të gjalla. Perimet e gjalla në ngjyrë të gjelbër kanë shumë fibra të patretshme dhe mund të shkaktojnë probleme si fryrje dhe kapsllëk kur hahen në sasi të mëdha me stomakun bosh.

2.Domatet. Megjithëse domatet ju furnizojnë me likopene dhe janë të mira për ju, ato nuk janë ideale për t’u ngrënë me stomakun bosh. Kjo për shkak të substancave të saj të tretshme që reagojnë ndaj aciditetit në stomak, duke shkaktuar acarim dhe siklet në këtë organ.

3.Frutat agrume. Frutat e agrumeve janë të papërshtatshme për diabetikët meqenëse rrisin nivelet e sheqerit në gjak, sidomos kur konsumohen me stomakun bosh. Ato kanë gjithashtu acid nga natyra që do të thotë se ato e irritojnë stomakun duke ndërvepruar me lëngjet e tretjes. Përveç kësaj, ato gjithashtu mund të shkaktojnë uri.

4.Pije të gazuara si Pepsi, Coca Cola dhe çdo pije tjetër me sheqer të shtuar duhet të shmanget në mëngjes. Përveçse këto pije kaë shumë kalori, ato ju bëjnë të ndiheni të fryrë dhe ju shkaktojnë siklet në stomak.

5.Specat ose çdo ushqim tjetër që është sadopak pikant nuk duhet të konsumohen kurrë me somakun bosh. Kjo për shkak se irritojnë murin e brendshëm të stomakut dhe shkaktojnë dhimbje ose reagime ndaj aciditetit.

6.Kafe. Kafeja prodhon acid klorhidrik në stomak, i cili mund të çojë në probleme të stomakut dhe probleme me tretjen tuaj. Përveç kësaj, mund të prishë fokusimin tuaj dhe të trazojë përqendrimin nëse e pini me stomakun bosh.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X