Sigurisht që jo. E madje ju duhet të dini se limoni do të bëjë që fëmija juaj të pijë qumësht shumë të shëndetshëm që nuk do të shkaktojë aspak gazra tek bebi.
Uji me limon dhe vlerat gjatë gjidhënies
Ky ujë është i pasur me vitaminën C, B, kalçium, fosfor, magnez, etj. Gjithashtu ai:
- Rrit sasinë e qumështit të nënës. Ai hidraton trupin tuaj duke stimuluar prodhimin e qumështit.
- Parandalon problemet e tretjes tek bebet. Limoni ndihmon tretjen dhe për këtë arsye do të liroj fëmijën nga problemet e gazrave apo dhimbjeve të barkut.
- Pastron qumështin e nënës pasi largon toksinat nga trupi. Pra fëmija juaj do të pijë një qumësht më të pastër si edhe do të asimilojë më mirë vlerat e tij.
- Lehtëson dhimbjet e fytit të nënës. Duke qënë se largon infeksionet do të jetë i mirë edhe për fytin mjafton që nëna të bëjë gargarë me ujë me limon.
- Ul presionin e gjakut. Duke qënë se nëna shpesh gjatë gjidhënies vuan nga presioni i lartë kjo do të jetë një ndihmë e madhe.
- Forcon venat. Kjo do të jetë një lehtësim për nënën e cila do të vuajë nga varicet pas shtatzanisë.
- Përmirëson shëndetin e lëkurës. Ai është një burim mirëqënie për lëkurën tuaj dhe të bebes. Është i pasur me vitamina dhe e bën lëkurnë më të shëndetshme si edhe më të shndërritshme. Largon puçrrat e zeza.
- Pastron gjakun dhe ul rrezikun e kancerit. Ju do të jeni më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit si edhe nga infeksionet.
Lexoni edhe: Limoni në shtatzani
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu