Avokado është një frut ekzotik i cili në vendin tonë nuk konsumohet shpesh dhe kjo për shkak se benefitet e shumta nuk janë tepër të njohura nga të gjithë. E megjithatë duhet të dini se ky frut është tepër i rëndësishëm për t’u konsumuar gjatë 9-të muajve të shtatzanisë për shkak të vetive që ajo ka në parandalimin e keqformimeve të fetusit duke qënë se është tepër e pasur me acid folik.
Le të shohim se çfarë benefitesh të tjera ka avokado për këtë periudhë kaq të rëndësishme.
Avokado ka një shije të vecantë dhe një përbërje shumë të pasur me vitamina si: A, B, D, E, K si edhe acid folik, kalium, fosfor, magnez dhe kalcium, pa harruar të përmendim omega 3 dhe zinkun.
Duke qënë se ajo përmban yndyrna të shëndetshme nuk ndikon në rritjen e peshës.
Avokado është gjithashtu edhe një frut që do të ndikojë në lehtësimin e të vjellave të mëngjesit në shtatzani.
Parandalon aneminë.
Favorizon tretjen duke parandaluar ose lehtësuar konstipacionin.
Ndikon tepër pozitivisht në përthithjen e elementëve të tjerë të marrë nga burime të ndryshme ushqimore.
Favorizon një zhvillim të mirë të trurit të fëmijës.
Lehtëson krampet e këmbëve gjatë shtatzanisë, të ciat janë tepër të shpeshta.
Balancon nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak.
Konsiderohet si fruti më i shëndetshëm në tokë. Ai ta konsumoni? Mënyra më e thjeshtë do të ishte nëpërmjet një sallate, por mund të bëni me të edhe supe, pure të cilën mund ta shoqëroni me drithëra e kos, pra konsumimi mund të jetë sipas dëshirës tuaj.
Lexoni edhe: Ja pse avokado ju ndihmon te humbni peshe
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu