Gruaja shtatëzanë duhet të kujdeset për mënyrën si ushqehet edhe gjatë ditëve festive, dhe duke qënë se jemi në prag të tyre kemi sjellë disa këshilla të cilat do t’ju udhëzonin ta bënit këtë në mënyrën e duhur.
Ja çfarë duhet të evitojë gruaja shtatëzanë
Siguria e nënës dhe fëmijës është shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye gruaja duhet të evitojë ushqimet krudo (të pagatuara) të cilat mund të bëhen faktor rreziku për shfaqjen e toksoplazmozës. Nuk duhet të kosnumoni sallame apo proshutë të papjekur, ëmbëlsira që përmbajnë vezë të gjalla si: tiramisu gatime me vezë të gjallë si për shembull makarona karbonara, djathëra të butë si për shembull djathi gorgonzola, brie, rokfor etj. Evitoni peshkun e përmasave të mëdha si edhe frutat e detit, alkoolin gjithashtu.
Festat dhe vaktet
Është mirë që edhe në prag festash të respektoni limitin e 5 vakteve në ditë, duke mos e tepruar në asnjë mënyrë me sasinë e ushqimit sidomos gjatë darkës. Nuk duhet të lini pa ngrënë ushqimet e mes vakteve sepse vaktet kryesore nuk duhet t’ju “gjejnë” të uritura. Mes vakteve duhet të konsumoni ushqime të lehta si për shembull kos, biskota apo fruta.
Shtatëzania mishi dhe perimet
Festat nuk mund të mendohen pa mish, qoftë ai i bardhë apo kuq. Ju duhet të dini se edhe pse mund të keni një sasi të madhe mishi në dispozicion, perimet nuk duhet të mungojnë në asnjë moment në pjatën tuaj personale. Ato mund të konsumohen edhe të gjalla si për shembull karrotat, finoku etj. Në pjatën tuaj nuk duhet të mungojnë: spinaqi, brokoli, lakrat dhe asparagët, të cilat janë shumë të pasura me acid folik.
Frutat: përsa i përket frutava duhet t’ju themi se mund të knsumoni 2-3 fruta në ditë dhe ato duhet të jenë gjithmonë të stinës. Mund të konsumoni edhe fruta të thata pa kripë apo sheqer. Kujdes me sasinë pasi përmbajnë shumë kalori.
Buka
Do të ishte mirë që të konsumonit bukë të përgatitur me miell integral, e cila është bërë vetëm me miell, ujë dhe maja, pra pa përbërës të tjerë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu