6 pyetjet me te shpeshta qe nenat bejne ne lidhje me lehonine

0 0

Që të gjitha nënat të kenë më të qartë atë çfarë ndodh në trupin e tyre gjatë 40 ditëve të para pas lindjes, gjinekologia Lucia Grassi përgjigjet:

  1. Përse shfaqet gjakderdhja e madhe?

Ato shfaqen si pasojë e pastrimit të endometriumit (veshja e mureve të mitrës), duke mundësuar kthimin e organit në gjendjen e mëparshme. Këto rrjedhje shfaqen tek gruaja pavarësisht mënyrës së lindjes. Kujdesi për higjenën intime duhet të jetë maksimal. Nëse keni mundësi mund të përdorni si mbrojtje garza pambuku të cilat kanë më pak rrezik për të shfaqur alergji.

  1. “Pickimet e uterusit”, çfarë janë?

Pas lindjes mitra duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme, proces i cili shoqërohet me një ndjesi të bezdisshme pickimi, ndjesi e cila është më e madhe në momentin që fëmija pi gji, kjo pasi gjatë gjidhënies çlirohet më tepër oksitocinë (hormoni përgjegjës i kontraktimeve të mitrës).

  1. Është normale ndjesia e tërheqjes tek penjët e epiziotomisë (qepjes vaginale)?

Gjatë dy ditëve të para është normale të ndieni dhimbje dhe për këtë arsye duhet të qëndroni sa më shumë në pozicione të rehatshme dhe me këmbët mbledhur. Ditën e tretë do të ndieni kruarje dhe në ditët në vazhdim penjët do të fillojnë të zhduken.

  1. Po hemorroidet do të zhduken?

Hemorroidet nuk do të zhduken menjëherë, por do të kalojnë me kalimin e ditëve. Merrni sa më shumë fibra si edhe bëni ecje. Këshillohen shpëlarjet me ujë të vakët.

  1. Do të jetë i vështirë urinimi?

Po, por është diçka kalimtare. Këshillohet të pini sa më shumë ujë si edhe të shkoni shpesh në banjo.

  1. Kur mund të kryejmë marrëdhënie seksuale?

Në përgjithësi mund të filloni pas 40 ditëve (6 javë). Megjithatë duhet të keni kujdes me plagën. Nëse ajo nuk është mbyllur nuk duhet të kryeni marrëdhënie. Përsa i përket ovulimit duhet të dini se ndodh edhe nëse nëna ushqen fëmijën me gji.

Lexoni edhe: https: Lehonia, 40 ditet speciale

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X