Nëse shtrydhni një portokalli sa herë që filloni të kolliteni apo të keni rrufë, mund të jeni duke bërë një nga gjërat e duhura. Megjithëse studimet tregojnë se konsumimi i vitaminës C në të vërtetë nuk mund të parandalojë ftohjen, marrja e kësaj lëndë ushqyese mund të ndihmojë që të shkurtoni pak gjatësinë e kohës që jeni sëmurë dhe të zvogëloni ashpërsinë e simptomave tuaja. Vetën se duhet të dini që një portokall me madhësi mesatare ka vetëm 69,7 mg vitaminë C, më pak se shumë fruta apo ushqime të tjera. Nëse doni të shtoni dozat e vitaminës C në organizëm, konsumoni më shpesh këto 12 ushqime.
12 ushqime që përmbajnë më shumë vitaminë C se portokalli
Speca djegës
Një gjysmë filxhan me speca djegës të copëtuar përmban 107,8 mg vitaminë C. Plus, studiuesit nga Universiteti i Buffalos zbuluan se përbërja që i bën këto speca djegës mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të nyjeve dhe muskujve.
Specat e kuqe
Një filxhan me speca të kuqe të copëtuara përmban gati tre herë më shumë vitaminë C sesa 190 mg portokall. Specat e kuq janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila përmirëson shëndetin e syve.
Specat jeshile
Një filxhan speca të gjelbër të copëtuar siguron 200% të dozës së rekomanduar ditore për vitaminë C. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave.
Lakra kale
Një filxhanme lakër kale siguron 80.4 mg vitaminë C. Ky ushqim gjithashtu ju jep një dozë të konsiderueshme të mineraleve dhe acideve yndyrore.
Brokoli
Siguron 132 mg vitaminë C plus për vetëm 30 kalori, përmban shumë fibra. Studimet gjithashtu tregojnë se brokoli mund të ketë veti parandaluese të kancerit.
Papaja
Kërkimet tregojnë sekonsumi i papajës mund të ndihmojë në pastrimin e sinuseve tuaja, shkëlqimin e lëkurës dhe forcimin e kockave. Një tas normal me papaja siguron 88.3 mg vitaminë C.
Luleshtrydhet
Një tas i këtij superfruti përmban 84,7 mg vitaminë C, plus doza të shëndetshme të folateve dhe përbërjeve të tjera që janë vërtetuar se mbrojnë shëndetin e zemrës. Një përfitim tjetër “surprizues” i luleshtrydheve? Ato mund të ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve tuaj në mënyrë natyrale.
Lulelakra
Pavarësisht nëse e piqni, e bëni me avull ose zieni, konusmi i një lulelakre ju jep një dozë 127,7 mg të vitaminës C, plus 5 gramë fibra dhe 5 gram proteina.
Lakra Brukseli
Këto lakra të vogla përmbajnë fitonutrientë dhe fibra që parandalojnë kancerin, si dhe 74.8 mg vitaminë C.
Ananasi
Përveç 78.9 mg të vitaminës C, ananasi përmban bromelain, një enzimë tretëse që ndihmon në shpërbërjen e ushqimit dhe zvogëlimin e ndjesisë së fryrjes. Bromelain gjithashtu vepron si një anti-inflamator natyral që mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt pas një stërvitjeje intensive.
Kivit
Dy kivi janë të pasura me 137.2 mg vitaminë C. Ato përmbajnë gjithashtu sasi të konsiderueshme kaliumi.
Mangot
Një mago është e pasur me 122.3 mg të vitaminës C. Mango është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës A, e cila si vitamina C luan një rol kryesor në imunitetin dhe përveç kësaj mbron sytë.
Lexo edhe: 5 ushqimet që përmbajnë vitaminë D
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu