10 gjerat qe nuk ju thone rreth operacionit cezarian

0 0

Operacioni çezarian është një proçedurë sa e panjohur aq edhe e përdorshme, duke qënë se sipas statistikave të publikuara në “What to expect”, një në tre gra sjell në jetë një fëmijë nëpërmjet operacionit. Por çfarë ndodh gjatë kësaj proçedure?

Cilat janë ato gjëra që nënës nuk ja thonë?
• Do të jeni totalisht e zhveshur ndërsa jeni shtrirë në krevatin e lindjes.
• Mund të jeni e lidhur. Në disa spitale gruaja qëndron e lidhur nga krahët në mënyrë që të pengohet lëvizja e nënës për të kapur beben në momentin e daljes si pasojë e eksitimit.
• Stafi mjekësor do të flasë me ju në lidhje me gjëra të përgjithshme. Ndonjëherë do t’ju vij ndër mend t’i bërtisni duke ju thënë “jam edhe unë këtu”, por mos harroni se ata këtë e bëjnë për t’ju qetësuar edhe juve.
• Pjesa më e madhe e trupit do të jetë e mpirë. Tek disa nëna kjo mpirje do të krijoj ndjesinë e të mos qënit e “pranishme” në atë që është duke ndodhur.
• Do të kërkoni shpesh të dini se çfarë është duke ndodhur “aty poshtë”. Në çdo moment do t’ju duket sikur bebja juaj është duke dalë.
• Pavarësisht të gjithave do ta ndieni beben tuaj të dalë. Në atë moment do të ndodhë një tërheqje e madhe në trupin tuaj.
• Operacioni nuk do të zgjasë aq shumë sa mendoni ju. E gjithë proçedura nuk do të zgjasë më shumë se 40 minuta.
• Ndoshta nuk do të ushqeni dot menjëherë me gji. Mos harroni se kontakti lëkurë me lëkurë është shumë i rëndësishëm dhe duhet të kërkoni t’jua vendosin fëmijën tuaj mbi gjoks.
• Gjithcka do të përfshihet nga një qetësi. Në momentin që do të merrni fëmijën tuaj në krahë do të përjetoni emocione të tilla që do t’ju bëjnë të harroni gjithçka përreth, do të futeni në një realitet që do të jeni vetëm ju të dy.

Lexoni edhe: Cfare e ben nje shtatzani te perfundoje ne operacion cezarian?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X