Pse kemi kaq shume lindje me operacion cezarian?

0 0

Ndonjëherë lindja me operacion planifikohet paraprakisht, kurse në rastet tjera duhet të kryhet për shkak të komplikimeve që mund të shfaqen. Ndodh shpesh që lindja fillon në mënyrë normale, por gjatë rrjedhës së saj shfaqet ndonjë komplikim.

Në këto raste është e nevojshme që bebja të nxirret sa më shpejt në mënyrë që të ruhet mirëqenia e saj. Ndodh që gjatë lindjes të rrahurat e zemrës së bebes bëhen më të ngadalta ose çrregullohen gjë që tregon për shenja të vuajtjes së bebes dhe në këtë rast lindja duhet të kryhet urgjentisht me operacion. Këto dhe shumë faktorë të tjerë kërkojnë të kryhet një operacion urgjence.

Por çfarë thonë mjekët gjinekologë në lidhje me këtë? Pse kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i lindjeve me operacion çezarian në vendin tonë?

Sipas mjekëve, vetëm në spitalin e Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, vijnë  në jetë rreth 37% e fëmijëve nëpërmjet operacionit çezarian, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” rreth 33%. Këto të dhëna statistikore na i paraqet ne faqen zyrtare të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, gjinekologia Rubena Moisiu.

Pse lindin kaq shumë fëmijë me operacion?

Sipas mjekes këtë e kërkojnë edhe vetë nënat, kjo pasi ato mendojnë se shëndeti i fëmijës do të jetë më i sigurt, duke shprehur gjithashtu se kjo nuk është aspak e vërtetë. Këto nëna gjithashtu shfaqin edhe njëfarë frike në lidhje me lindjen natyrale, e cila i frenon të lindin në këtë mënyrë. Pra e konsiderojnë lindjen me operacion si “rrugën më të shkurtër dhe më të thjeshtë”.

Përse nënat zgjedhin të lindin me operacion, ndonëse sipas ekspertëve kjo ka më tepër rreziqe për femrat?

Sipas mjekes një prej arsyeve është diferenca e madhe ndërmjet lindjeve, ku nëna e kryen të dytën në një moshë relativisht të madhe, ku mundësitë për të pasur një lindje normale janë të pakta. Një tjetër arsye është një lindje e mëparshme me operacion, rritja e numrit të infeksioneve që sipas nënave mund të prekin edhe fëmijën është rritur gjithashtu. Krahas kësaj mjekja Moisiu ju bën thirrje të gjitha grave të bëjnë sa më shumë lindje natyrale, ndryshe mund të bëjnë vetëm nëse mjeku jua këshillon këtë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X