5 fakte qe do t’ju ndihmojne te harroni friken e lindjes me operacion

0 0

Le të shohim disa përgjigje, të cilat do t’ju bëjnë të kaloni frikën e lindjes, frikë e cila jeton brenda çdo gruaje shtatëzanë në pritje për të sjellë në jetë fëmijën e saj. Duket se kjo frikë është edhe më e madhe nëse lindja është programuar apo mendohet se do të bëhet në mënyrë çezariane. Vetëm ideja që në trupin e tyre do të kryhet një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e së cilës do të hapet pjesa abdominale, e bën gruan të ndihet shumë në ankth. Ajo mendon dhimbjet, mendon periudhën pas lindjes, gjidhënien, kujdesin që duhet t’i japë fëmijës së saj, dhe shpesh mendon se nuk do të jetë në gjendje të bëjë asgjë pa pasur pranë saj dikë që ta ndihmojë. Të mos flasim pastaj për anestezinë lokale e cila e shton edhe më tepër frikën që nëna e ardhshme ndien. Por çfarë ndodh në të vërtetë? Duhet vërtet të ndiejë kaq emocione negative nëna në lidhje me operacionin çezarian? Së pari më lejoni t’ju them se operacioni çezarian nuk është edhe aq i dhimbshëm. Gjithçka ndodh për të sjellë në jetë fëmijën tuaj dhe qoftë kjo lindje natyrale apo me operacion do të ketë vështirësitë e saj.
Le të shohim disa këshilla që do t’ju bëjnë të largoni frikën që mund të ndieni në lidhje me këtë mënyrë lindje:
1. Stafi mjekësor
Është shumë e rëndësishme të keni një mjek gjinekolog i cili t’ju japë besim dhe t’ju bëjë të hyni në sallën e operacionit shumë e bindur që keni bërë zgjedhjen e duhur. Përsa i përket anestezistit ai mund të jetë i zgjedhur nga mjeku juaj gjinekolog dhe për këtë arsye ju mund të njihni atë para se të hyni në sallën e operacionit. Nëse keni mundësi mund t’i kërkoni mjekut tuaj të bëni një takim së bashku në mënyrë që të flisni dhe ta pyesni për paqartësitë që mund të keni, apo çështjet që mund t’ju frikësojnë. Ju duhet të merrni sa më shumë informacion në lidhje me injektimin e anestezisë.
2. Kryerja e analizave
Hapi i rradhës është kryerja kryerja e analizave në prani të anestezistit dhe mjekut gjinekolog për të parë nëse keni ndonjë alergji ndaj ndonjë ilaçi, kjo pasi gjatë lindjes (pas daljes së fëmijës) mjeku do të injektojë tek ju qetësues.
3. Mbani mend përse keni shkuar në sallën e operimit
Operacioni çezarian kryhet për të siguruar një proçes sa më të mirë lindje, për të mos rrezikuar jetën e nënës dhe të fëmijës dhe për këtë arsye ju duhet të mos e harroni asnjëherë këtë fakt. Nëse mjeku juaj e kërkon këtë gjë pasi e shikon të nevojshme, ju nuk duhet të keni frikë dhe duhet t’i besoni atij. Mbani mend se për ju duhet të jetë e rëndësishme që fëmija dhe ju të gëzoni shëndet të plotë, ai të vijë në jetë në mënyrë të shëndetshme pavarëssht mënyrës së lindjes.
4. Nuk do të ndieni dhimbjet e lindjes
Dhimbje do të ndieni pasi do të keni një plagë në trup, por gjithsesi këto dhimbje do të mbahen nën kontroll shumë me lehtësi me anën e qetësuesve, dhe në momentin që do të ktheheni në shtëpi mund të themi se nuk do të keni nevojë për to duke qënë se dhimbjet do të jenë shumë të durueshme. Nëse ju do të lindi në këtë mënyrë nuk do të ndieni dhimbjet e lindjes, të cilat janë të mëdha.
5. Bukuria e bebes
Fëmija që lind me operacion e ka lëkurën e trupit më të pastër, gati në ngjyrë rozë, dhe nuk është i veshur nga gjaku dhe mukusi. Fëmija juaj do të dalë nga barku i lëmuar dhe i pastër gati për ta puthur nëna e tij!
6. Do të jeni më e përgatitur emocionalisht
Nëse operacioni juaj do të jetë i organizuar që më parë, ju do të keni kohë të përgatiteni emocionalisht për momentin që do të sillni në jetë fëmijën tuaj, dhe na besoni kjo do t’ju vijë shumë në ndihmë për të përballuar frikën e lindjes.
Gjithashtu ajo që duhet të theksojmë është se ju nuk duhet të ndiheni më pak nëna se ato që sjellin në jetë fëmijën me anën e lindjes normale. Edhe ju jeni heroina pasi keni përballuar një operacion në trupin tuaj vetëm për t’i dhënë jetë fëmijës tuaj!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X