Ne cilat raste mjeku keshillon lindjen me operacion urgjence?

0 0

Mund të ndodhë që deri në një moment lindja të jetë duke shkuar në mënyrën e duhur, pra nuk paraqet asnjë faktor që të pengojë ardhjen në jetë, në mënyrë natyrale, të vogëlushit tuaj deri në një moment të caktuar kur mjeku këshillon ndërhyrjen urgjente me operacion!

Në cilat raste ndodh kjo?

  • Nëse lindja nuk është duke avancuar mirë sipas fazave të caktuara (faza e parë, e dytë). Pra mund të ndodhë që ju të keni kontraksione të forta por qafa e mitrës nuk përgjigjet duke u hapur në mënyrën e duhur dhe për pasojë fëmija nuk kalon dot nëpër kanalin e lindjes.
  • Kemi të bëjmë me mungesë oskigjeni. Pra mund të ndodhë që në një moment mjeku kupton se bebi nuk ka mjaftueshëm oksigjen.
  • Kemi të bëjmë me shtatzani me binjake. Në këtë rast është shumë normale që mjeku ta këshillojë lindjen me operacion edhe para se të fillojë lindja, pasi në më të shumtën e rasteve bebet nuk janë në pozicionin e duhur për të dalë të dyja me lindje normale.
  • Fëmija nuk ka marrë pozicionin e duhur. Sepse mund të ndodhë që fëmija nuk pozicionohet si duhet, deri në momentin që bëheni gati për të lindur.
  • Kemi të bëjmë me probleme shëndetësore. Pra nëse presioni i gjakut është i lartë, nëse keni probleme me zemrën, keni një infeksion që nuk ka përmirësim, etj.
  • Shfaqen komplikacione. Nëse mjeku vëren se nga lindja natyrale mund të shfaqet një komplikacion i caktuar edhe në uterus atëherë cakton që lindja të kryhet me operacion.

Si ka qënë lindja juaj? Natyrale, me operacion por e programuar apo operacion urgjence? Cilat kanë qënë kushtet që e kanë bërë të jetë e tillë?

Lexo edhe:

Lindje me operacion apo natyrale?

10 gjerat qe nuk ju thone rreth operacionit cezarian

Si do te ndihem pas lindjes me operacion cezarian?

Perse kemi kaq shume lindje me operacion?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X