Lindje natyrale apo me operacion cezarian?

0 0

Qoftë për një nevojë apo për një zgjedhje personale, duket se gjatë viteve të fundit ka një rritje të lindjeve me operacion cezarian deri në 30%, kjo sipas statistikave që i referohen qytetit të Tiranës. Duke përjashtuar rastet e operacioneve të urgjencës apo rastet e planifikuara më parë për shkak të kushteve që e kërkojnë atë, duhet të theksojmë se sipas mjekekëve nuk janë të pakta rastet kur është vetë nëna që zgjedh t’i nënshtrohet një operacioni.
Për të marrë një informacion në lidhje me numrin e lindjeve me operacion, dhe numrin e lindjeve në mënyrë natyrale, në portalin pernenat.al ne kemi zhvilluar një sondazh, i cili na ka dhënë rezultatet:
• 625 nëna kanë lindur me operacion;
• 635 nëna kanë lindur në mënyrë natyrale.
Këto rezultate i përkasin një numri të kufizuar nënash, pra atyre që kanë marrë pjesë në këtë sondazh.
Por përse nënat janë të prirura apo të detyruara të lindin në këtë mënyrë?
Kësaj pyetje jemi munduar t’i japim një përgjigje sa më të qartë nëpërmjet diskutimit të përjavshëm “Koha të bisedojmë”.
Lindja me operacion
Kur operacioni vjen si pasojë e një problemi gjatë shtatzanisë, për shembull kur kalon koha e lindjes.
Unë e kam lindur fëmijën me operacion. Kishin kaluar 10 ditë nga data e lindjes dhe nuk kisha asnjë shenjë, kisha vetëm disa dhimbje të lehta dhe kur shkova në maternitet nuk isha hapur aspak. Gjatë kontrollit pata hemorragji dhe atje vendosëm që të lindja me operacion. Përveç kësaj kisha edhe shumë frikë ta bëja vetë pavarësisht se kisha dëshirë”.
Operacioni konsiderohet si një alternativë që do t’i shpëtojë nënat nga lindja “e tmerrshme natyrale”.
“Unë kam lindur me operacion për arsye se më kaloi data e lindjes dhe doktori më njoftoi se duhet të shkoja në spital për të bërë një kontroll. Sapo shkova atje pashë një grua që po sillte në jetë një fëmijë (isha duke bërë kontroll në sallën e lindjes) dhe mendova se nuk do të lindja asnjëherë në mënyrë natyrale. Dhe kështu ndodhi. E mora veten shumë shpejt pas lindjes”.
“Unë kam lindur me operacion sepse kaluan 9 ditë nga data e lindjes dhe nuk pata asnjë dhimbje. Më pas djali u kthye me kokën lart dhe nuk rrotullohej. Pra isha e detyruar ta bëja një zgjedhje të tillë”.
“Me operacion e kam lindur vajzën time dhe falenderoj zotin që ekziston operacioni. Mua më kaluan shumë ditë nga data e lindjes dhe ujërat filluan të pakësoheshin. Ka lindje që paraqesin vërtet rrezik për jetën e nënës dhe të bebes dhe për këtë arsye nuk duhet të paragjykohemi ne nënat që lindim me operacion. Madje mund të them se është shumë e vështirë të kujdesesh më pas për fëmijën ndërsa në trup ke një plagë të hapur”!
“Të dyja lindjet me operacion. Gjatë lindjes së parë u ulën shumë të rrahurat e zemrës së djalit dhe ishte një operacion i detyrueshëm, pra urgjent. Vajza lindi me operacion të programuar”.
Lindja natyrale
• Kur nëna lind në mënyrë natyrale por mendon se nuk dëshiron ta përsërisë më!
“Unë personalisht kam lindur djalin në mënyrë natyrale por nëse tani do të më jepej mundësia ta ribëja, do të preferoja lindjen me operacion”!
Nëna mund të lindë në mënyrë natyrale dhe të jetë shumë e kënaqur nga kjo!
“Me lindje natyrale e kam lindur vajzën dhe jam shumë e kënaqur nga shërbimi që kam marrë. Nuk do ta merrja mundimin të sillja në jetë fëmijën tim me operacion pa qënë fëmija në rrezik”.
“Kur isha shtatzanë doja të lindja me operacion sepse kisha frikë nga dhimbjet e lindjes, mendoja se nuk do t’ja dilja por falë zotit ndodhi e kundërta. Jam më shumë e lumtur që bëra një lindje natyrale”.
“Unë kam lindur të tre fëmijët me lindje natyrale dhe të tre me peshë të madhe. Është e vërtetë që ndien dhimbje dhe vuan por për mua është më mirë lindja natyrale”.
Përse duhet operacioni kur nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë?
“Unë me lindje natyrale të dyja dhe nuk do ta ndërroja kurrë këtë, vetëm në rast se do të kisha ndonjë komplikacion përpara. Gjatë lindjes së parë shkova në spital e hapur 9 cm, pra nuk kishte kuptim operaconi. Gjatë lindjes së dytë ndodhesha në SHBA dhe këtej nuk të fusin kollaj në operacione dhe nëse e kërkon me ngulm. Mendoj se lindja natyrale është më e mirë, nëna e merr veten më shpejt dhe qumështi vjen më kollaj. Nuk dua aspak të gjykoj nënat që lindin me operacion edhe nëse e zgjedhin sepse kanë frikë nga dhimbjet e lindjes, por personalisht jam pro metodës natyrale”.
Por jo të gjitha nënat mendojnë njësoj në lidhje me ato që kanë sjellë në jetë fëmijën me operacion, nëse disa nëna e respektojnë zgjedhjen e tyre (nëse nënat e zgjedhin vetë këtë), disa të tjera shprehen se është diçka që mund të evitohet, që nuk ka vend për t’u zgjedhur duke qënë se lindja natyrale nuk është edhe aq e tmerrshme.
Para frikës së nënave ato shprehen”
“Sa frikacake qënkeni. Po të ishte vuajtje e papërballueshme nuk do të lindim nga 2 apo më shumë fëmijë”.
“Sa delikate jeni moj nëna. Lindja me operacion duhet bërë vetëm në raste urgjente. Mos thyeni ligjet e natyrës vetëm se mendoni se është një tmerr lindja natyrale”.
Dy fjalë nga “Për nënat”!
Nuk duam të gjykojmë zgjedhjen e askujt. As të nënave që kanë zgjedhur një lindje me operacion edhe kur nuk ka qënë e nevojshme, e madje as të nënave që kanë këmbëngulur për një lindje natyrale kur situate ka qënë tepër e komplikuar dhe jeta e fëmijës apo e saj është rrezikuar vërtet. Jeni të gjitha nëna, jeni më të mirat për fëmijët tuaj, familjen tuaj, veten tuaj. Megjithatë ndonjëherë do të ishte mirë ta linit mënjanë frikën dhe të linit natyrën të bënte punën e saj. Kjo do të kishte përfitime për të dy, fëmijën dhe ju.
Për ju nëna që keni sjellë në jetë një fëmijë me operacion, mos u ndjeni në faj. Vogëlushi juaj ka nevojë për ju dhe tashmë është një fakt. Ju jeni nëna pavarësisht në çfarë mënyrë keni lindur.
Për ju që prisni të bëheni nëna, merrni sa më shumë informacione në lidhje me lindjen. Ndonjëherë nuk është frika ndaj dhimbjeve që i bën nënat të zgjedhin apo pranojnë më me lehtësi operacionin, sepse dhimbje edhe pas tij do të përjetohen, e madje jo pak. Ndonjëherë është mungesa e informacionit të duhur që ju detyron ta bëni këtë. E informacionit që ju tregon se si do të mund të përballoni lindjen në mënyrën e duhur!

Lexoni edhe: Lindja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X