Si do te ndihem pas nje lindje me operacion cezarian?

0 0

Ashtu sic do nënë e re me siguri do të ndiheni euforike nga ardhja në jetë e qënies aq të dashur për ju, tashmë do të keni beben tuaj në krah. Përveç kësaj do të përballeni edhe me ndryshimet e para pas lindjes, ndër të cilat janë fryrja e gjinjve, gjakderdhja vaginale si edhe lëkundja humorale.

Si do të ndihem pas operacionit cezarian?

Ju do të jeni disi e trullosur dhe ndoshta mund të keni të përziera, të cilat mund të zgjasin 48 orë, dhe në këtë rast mjeku juaj mund t’ju japë një medikament për të lehtësuar simptomat. Nëse nëna ka lindur me anestezi lokale mund të ndiejë kruajtje të trupit. Edhe në këtë rast mjeku mund t’ju lehtësojë simptomat me një medikament të caktuar.

Cila është koha e qëndrimit në spital?

Zakonisht gruaja qëndron 3-4 ditë, në varësi të rikuperimit, dhe duke qënë se ai kërkon disa javë të ndodhë në mënyrë të plotë, gruaja duhet të kujdeset shumë mirë për veten e saj dhe fëmijën edhe pas kthimit në shtëpi. Kryesisht nëse keni edhe një fëmijë tjetër në shtëpi, duhet të kërkoni t’ju ndihmojë dikush.

Si mund të lehtësohet dhimbja e plagës së operacionit cezarian?

Nëse do të keni bërë një lindje me spinale mjeku mund t’ju injektojë morfinë, e cila do të lehtësojë dhimbjet përgjatë 24 orëve të para pas lindjes. Më pas mjekët mund të përdorin qetësues më të lehtë si acetaminophen (mund të merrni Ibubrofen). Nëse keni lindur me anestezi totale nuk merrni morfinë, por do të merrni një qetësues sintetik që lehtëson në mënyrë të menjëhershme dhimbjet e plagës. Gjithashtu do t’i nënshtroheni një terapie me qetësues sa herë të ndiheni keq dhe të keni nevojë për të. Ju duhet të kërkoni ndihmë sa herë ndiheni keq dhe nuk duhet absolutisht të vuani në heshtje. Mbani mend se sa më mirë të ndiheni ju aq më efektive do të jetë edhe gjidhënie.

Lexoni edhe: Kur mund te bej dush pas lindjes me operacion cezarian?

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X