Pse u pendova që tregova për shtatzaninë time që në javët e para?

0 0

Ali Wong njihet për rolet e saj në komedi, por në një intervistë të kohëve të fundit me revistën Health, ajo dha një pasqyrë të gjendjes së saj për sa i përket përballimit të abortit dhe pranimit të trupit të saj pas lindjes së fëmijës dhe si është të jesh nënë e dy vajzave dhe njëkohësisht të jesh në karrierë.

Edhe pse nuk kishte frikë të fliste hapur për abortin, ajo tha se u pendua që u tregoi njerëzve për shtatzëninë e saj kaq herët. “Unë nuk e kuptova se aborti ishte një gjë që mund të ndodhte. Kjo është arsyeja pse ua thashë të gjithëve”, – shpjegoi ajo. “Unë i thashë zonjës që pastron shtëpinë time, dhe kur mësoi se isha shtatë javëshe, ajo më tha që nuk duhet t’u tregoja njerëzve. Tani e di pse. Sepse pastaj duhet t’u tregoni të gjithëve lajmin e keq”.

“Njerëzit duan patjetër të dinë shkakun, pa e kuptuar se sa shumë lëndon kjo gjë”.

Tani, nëna e dy fëmijëve është shumë e hapur për të kërkuar ndihmë kur bëhet fjalë për abortin dhe të qenurit nënë. Të mësosh se si ta përqafosh trupin pas dy lindjeve me operacion ishte një mësim që Wong tha se i duhej një kohë e gjatë për të mësuar, por ajo e pranon që është mësuar ta pranojë veten për atë që është. “Nëse jam lakuriq, ju mund të shihni që barku im është pak i varur. Aty duket shenja e plagës, të cilën për pak kohë nuk e pranoja dot, por më pas i thosha vetes se prej kësaj shenje unë kam dy vajza të bukura”.

Ajo do të nxjerrë një libër me titullin “Të dashura vajza”, që është konceptuar në formë letrash për vajzat e saj.

Frymëzimi i saj për librin ishte ndjesia që përjetoi kur humbi të atin. “Kur babai im vdiq, shoku i tij më dha një letër që babai im më kishte shkruar. Ishte relativisht e shkurtër, dhe kuptova se kishte shumë më tepër që doja të mësoja rreth tij”, – tha ajo në intervistë.

Lexo edhe: Pse u tregova njerëzve më shumë për humbjen e fëmijës sesa për shtatzaninë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X