Pse nuk duhet ta bëni më pyetjen “kur do bëheni me fëmijë”

0 0

 

“Kur do të bëni fëmijë?”

Mund të duket si një pyetje e pafajshme që ua bëni të afërmve tuaj të sapomartuar, por një nënë blogere thotë se jo vetëm që është e sikletshme dhe e papërshtatshme, por gjithashtu mund të shkaktojë dëme.

“Duke u përpjekur të ngelni shtatzanë nuk është e lehtë nëse nuk jeni një 17 vjeçare shumë pjellore, e cila mund të mbetet shtatzënë vetëm “duke folur” për temën”, shkroi Adele Barbaro.

“Shanset e konceptimit dhe mbajtja e një shtatzanie janë në të vërtetë një gjë e bukur, por të mbushura me shumë përpjekje, sfida, vezore policistike, endometriozë etj. Dhe unë isha një prej tyre …”

Në postimin e saj, që tani po bëhet viral, nëna australiane më pas foli për përpjekjet e saj për të mbetur shtatzënë duke përdorur IVF. “Është rrugëtim  që kërkon shumë kohë, invaziv, i shtrenjtë dhe emocionalisht i dhimbshëm që kam kaluar. Ajo në fakt më theu zemrën, “tha ajo, duke shtuar se ndiente shumë hidhërim, e dëshpëruar dhe depresive dhe madje nuk shikonte më miqtë që kishin fëmijë, sepse ishte shumë e dhimbshme.

Dhe ndërsa Barbaro përfundimisht ngeli shtatzënë me djalin Harvey, ajo e konsideron veten “një nga njerëzit me fat.” Ajo shpjegoi: “Shumë çifte do të përpiqen për vite me radhë. Dhe disa kurrë nuk mund të kenë sukses dhe zemra ime shkon tek ata. “

Lexo edhe: Fakti qe nuk ngelni shtatzane ju ka ndryshuar jeten? Shpresoni, mrekulli8te ndodhin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X