Fakti që nuk po ngeleni dot shtatzënë ju ka ndryshuar jetën?  – Shpresoni, mrekullitë ndodhin !!

0 0

Së pari duhet të besojmë që Zoti e vlerëson çdo jetë njerëzore. Ai krijon dhe planifikon çdo lindje, prandaj duhet të jemi të fortë. Gjithçka na vjen në momentin e duhur. Mjafton të jemi të durueshëm!

E keqja më e madhe që qëndron pas këtij problemit tonë është se ne fillojmë ta përqendrojmë gjithë jetën tonë tek steriliteti. Kjo na çon në stres emocional dhe depresion, veçanërisht ne femrat.
Nuk po themi që duhet të shpërfillni infertilitetin, por duhet që njerëzit që përballen me këtë problem të kuptojnë se ka shumë mënyra për të rregulluar këtë problem.

Ju nuk duhet të ndiheni fajtorë për atë që nuk e keni bërë. Dëshira për të pasur fëmijë nuk është e gabuar, por duke u futur në depresion dhe në stres nuk është zgjidhja e duhur për të jetuar jetën tuaj. E vërteta është se një në çdo tetë çifte e përjetojnë këtë problem.

Motra ime, e cila kishte këtë problem, qante sa herë mësonte se dikush ishte shtatzënë apo sa herë merrte lajmin se një çift do të bëhej me fëmijë. Sigurisht që duhet një zemër shumë e guximshme për ta përballuar një problem të tillë. E kuptoj plotësisht se është tejet normale të silleni kështu si motra ime sa herë ndodh një situatë e tillë, ose kur këtë problem e keni pasur për vite të tëra.

Njerëzit ende nuk e kuptojnë se çfarë kalon një person që ka këtë problem, sa emocional bëhet dhe sa e vështirë është të kapërcehet një problem i tillë duke u treguar sikur jeni të fortë para të gjithëve.

Por me dëshirën e Zotit, motra ime tashë është bekuar me një vajzë e vogël dhe unë mund të shoh lumturinë në fytyrën e saj çdo ditë! Në fakt e shoh se si ky engjëlli i vogël është bërë jeta e saj.

Pra mos u bëni merak dhe mos mendoni për këtë problem ditë e natë. Lërjani gjithçka në dorë zotit, sepse ai ka planifikuar gjithçka për ne dhe ndoshta po përgatit një surprizë të mirë për t’ju dhënë.

Me të vërtetë Robert H Schuller ka thënë: Lërini shpresat tuaja, jo dhimbjet, t’i japin formë të ardhmes suaj!

Lexo edhe: Shtate shkaqet me te shpeshta te infertilitetit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X