Shtate shkaqet me te shpeshta te infertilitetit

0 0

Keni kohë që kërkoni një bebe që ende nuk po vjen? Ndërsa ju këshillojmë të mos hiqni dorë, ju tregojmë se cilat janë 7 arsyet më të shpeshta që një shtatzani vonon të vijë!

  1. Shumë pak ose më tepër se normalja

Marrëdhënia seksuale është ajo që sjell një shtazani. Ndërkaq e pyesni veten, jeni duke kryer mjaftueshëm marrëdhënie seksuale? I dini ditët tuaja të ovulimit? Atëherë duhet të kryeni pikërisht në këto ditë. Njohja e ditëve të ovulimit do t’ju bëjë që të kryeni marrëdhënie “në momentin e duhur”.

  1. Jeni të stresuar?

Ky është një tjetër faktor që ndikon negativisht prandaj duhet të përpiqeni të eleminoni të gjithë faktorët që ju bëjnë të stresoheni. Për t’u qetësuar do t’ju ndihmojnë edhe ushqimet: arrat, farat e ndryshme, pula e frekët ose gjeli i detit, kosi, djathi, peshku dhe vezët. Gjithashtu pini shumë ujë.

  1. Shkoni menjëherë në dush pas marrëdhënies?

Kjo nuk është gjëja e duhur. Duhet të qëndroni shtrirë në shtrat për 20 minuta në mënyrë që spermatiozoidët të kenë mundësi të shkojnë tek veza.

  1. Jeni duke pirë alkool dhe duhan?

Këto dy vese ulin shanset për një shtatzani duke qënë se ndikojnë në mënyrë direkte në aftësitë riprodhuese.

  1. Jeni duke veshur të brendshme tepër të shtrenguara

Duhet t’i evitoni pasi ndikojnë negativsht në proçesin e prodhimit të spermës duke qënë se e dëmtojnë atë, si edhe ulin ajrosjen e zonës vaginale, për më tepër mund të shkaktojnë infeksione.

  1. Jeni duke punuar shumë në palestër?

Edhe kjo mund të ketë pasoja negative. Ushtrimet e vështira mund të ndikojnë në ngeljen shtatzanë, pasi ulin përqëndrimin e yndyrës në trupm kështu cikli menstrual do të çrregullohet.

  1. Veprimtaria fizike

Më lart thamë se nuk duhet ta ekzagjeroni, por as të dembeloseni. Pra duhet të kryeni një aktivitet të moderuar fizik, të cilin mund t’jua përcaktojë mjeku.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X