Kafja në kapsula, e dëmshme për pjellorinë mashkullore

0 0

Konsumi i kafesë në kapsula po rritet gjithnjë e më shumë. Edhe pse është më e shtrenjtë se kafeja tradicionale, ajo preferohet sepse është më praktike, më e shpejtë, si dhe është e pranishme në shumë përzierje për të kënaqur shijet më të larmishme.

E rrezikshme për pjellorinë mashkullore

Sipas një grupi studiuesish nga Universiteti i Padovës, në të vërtetë, kjo kafe mund të jetë e dëmshme për shëndetin, veçanërisht për burrat sepse lëshon metale të rënda dhe “ftalate” në ujë, kimikatet i shtohen plastikës për ta bërë atë më fleksible. Ftalatet konsiderohen të dëmshme për pjellorinë mashkullore.

Studimi i Universitetit të Padovës

Hulumtimi i drejtuar nga Carlo Foresta, profesor i Universitetit të Padovës dhe president i Fondacionit Onlus Forest, analizoi efektet e aluminit, një material i përdorur për të bërë kapsula kafeje, mbi shëndetin. Dhe doli që kafeja në kapsula mund të përçojë faltate, të pranishme jo vetëm në plastikë, por edhe në alumin, të cilat do të lëshoheshin në kontakt me ujin e nxehtë. Por fatmirësisht sasia e ftalateve të lëshuara është më e ulët se kufijtë ligjorë.

Rreziku i efektit të akumulimit

Mbetet për të kuptuar, nëse ka një dëm që varet nga doza e konsumit të shumë kafeve në ditë dhe në një afat të gjatë. Kjo është arsyeja pse disa kompani tashmë kanë deklaruar se kanë shtuar një membranë ushqimore midis aluminit dhe kafesë, në mënyrë që të shmangin kontaktin e tyre me njëra-tjetrën.

Edhe lodrat plastike, mjetet shkollore (gomë, plastelinë me ngjyra) dhe pajisje të tjera mund të përmbajnë ftalate për të përmirësuar fleksibilitetin e tyre. Duke qenë substanca toksike, ekziston një rregullore evropiane, e cila përcakton vlerën kufi të përdorimit: jo më shumë se 0.1% të masës së materialit plastik në lodra dhe produkte për fëmijë.

Lexo edhe: Si ndikon rukola në pjellorinë e meshkujve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse po tentoni për shtatzani,...

Nëse po tentoni për shtatzani, duhet të dini se pjelloria mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin. Kjo tezë mbështetet nga Dr. Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste...

Vuani nga endometrioza? Mos i...

Endometrioza është një sëmundje delikate, e cila nuk është gjithmonë e lehtë për tu njohur dhe që shkakton pasoja të rëndësishme tek gratë e prekura. Midis tyre, edhe vështirësia për...

Analizat e pjellorisë, tashmë me...

Hulumtimet e fundit nga Eshre, Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë mund të ndryshojnë qasjen ndaj një studimi që shumë gra i nënshtrohen analizës së fertilitetit. Hormoni AMH Studiuesit...

Përbërësi ushqimor që dëmton shumë...

Lloji i dietës së ndjekur mund të ndryshojë spermën e mashkullit brenda disa ditësh, duke ndikuar në lëvizshmërinë e spermës dhe duke luftuar (ose përkeqësuar) infertilitetin mashkullor. Mjafton që burrat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X