Pjelloria mashkullore, shanset më të larta në verë

Pjelloria mashkullore ka me shume shanse te jete ne nivelet e saj makismale ne stinen e veres.




0 0

Pjelloria mashkullore është në nivelet më të larta në verë. Bashkë me temperaturat e favorshme të sezonit veror, prodhimi hormonal mashkullor pëson ndryshime pozitive që rrisin shanset e konceptimit.

Korriku dhe gushti, shanset më të larta

Kjo është ajo që del nga një studim i kryer në Spitalin Universitar Parma, i cili analizoi për 11 vjet më shumë se 5 mijë burra me probleme të fertilitetit. Rezultatet tregojnë se në muajt korrik dhe gusht meshkujt kanë një nivel të dyfishtë të fertilitetit krahasuar me janarin. Në veçanti, në verë, 65.3% e burrave të ekzaminuar kishin lëvizshmëri të spermës më të madhe se 40%, ndërsa në dimër përqindja ra. Ndryshimet sezonale në nivelet e hormoneve të caktuara, përfshirë testosteronin, janë përgjegjëse.

Ndikimi i hormoneve

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se fertiliteti mashkullor është më i lartë gjatë verës, por kjo nuk është befasi. Në fakt, dihet se klima dhe stinët ndikojnë në sistemin endokrin, duke përcaktuar për shembull variacionet në ciklin e gjumit, në nivelet e hormoneve të ndryshme, të tilla si kortizoli dhe melatonina, në përqendrimin e kolesterolit në gjak. Burrat që dëshirojnë të bëhen baballarë nuk duhet të mbështeten vetëm tek ky fakt. Është e rëndësishme që ata të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme, për të favorizuar ardhjen e fëmijës. Pirja e duhanit dhe pesha janë dy faktorë që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm: disa studime kanë treguar efektet negative të cigareve në prodhim, koncentrimin dhe vitalitetin e spermës, ndërsa obeziteti është i lidhur me cilësinë e reduktuar të spermës dhe mund të ketë një efekt të tërthortë në funksion të ereksionit.

Kontrolle të rëndësishme

Gjithashtu, është thelbësore që t’i nënshtrohen kontrolleve të rregullta mjekësore, të cilat përjashtojnë praninë e patologjive që vënë në rrezik fertilitetin: një varikokelë që nuk diagnostikohet nga të rinjtë mund të japë probleme të pjellorisë në moshën 30 ose 40 vjeçare. Vëmendje edhe për të ushqyerit. Megjithëse në fakt nuk ka studime që tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes dietës dhe pjellorisë, një dietë e shëndetshme është e këshillueshme për të mbajtur larg sëmundje të tilla si obeziteti dhe diabeti, të cilat ndikojnë në shëndetin e organeve riprodhuese.

Vëmendje gjithashtu ndaj alkoolit, diabetit, marrjes së drogës, steroideve anabolike, barnave të buta, sporteve konkurruese dhe trajnimeve intensive, ekspozimit të zgjatur ndaj substancave toksike, pesticideve dhe produkteve industriale.

Lexo edhe: Meshkujt më të vetmuar, të brishtë e sterilë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X