Si ndikon rukola në pjellorinë e meshkujve?

0 0

 

Rukola mbron qelizat e spermës nga lëndët kimike që gjenden në ushqim dhe pije, duke i dhënë një ndihmë pjellorisë mashkullore. Zbulimi vjen nga një studim i Universitetit të Padovës dhe Universitetit të Jendoubës (Tunizi) mbi bisphenol-A (BPA), një shtues kimik me origjinë sintetike që përmirëson karakteristikat mekanike të materialeve të përdorura për shishet plastike, kapsulat e kafesëdhe veshjet ushqimore.

Lufton radikalet e lira

BPA ndikon negativisht në funksionet qelizore, duke rritur prodhimin e radikaleve të lira. Pra, prania e BPA në ushqim mund të komprometojë vitalitetin e spermës dhe të ngadalësojë lëvizshmërinë e tyre, duke penguar pjellorinë mashkullore. Hulumtimet kanë treguar se rukola përmban sasi shumë të larta të antioksidantëve të aftë për të çaktivizuar radikalet e lira. Analiza e spermës ka treguar gjithashtu se rukola mund të neutralizojë efektet toksike të BPA në qelizat e spermës, nëpërmjet veprimit antioksidues. Sipas studiuesve, ekstrakti mund të përfaqësojë një mënyrë për trajtimin e infertilitetit mashkullor.

Një perime afrodiziake

Rukola ishte e njohur tashmë sepse sipas besimeve të lashta, ishte afrodiziake. Nuk ishte rastësi që ajo i kushtohej Priapusit, zotit mitologjik që simbolizonte virtytin dhe pjellorinë mashkullore. Ajo i përket të njëjtës familje me lakrën, lulelakrën dhe brokolin. Ajo ka një efekt diuretik dhe anti-ulçer, i njohur që nga koha romake, ka një veprim antioksidant, në sajë të glukozinolates dhe polifenoleve të saj, ka aftësinë për të përmirësuar funksionin e stomakut, falë pranisë së bollshme të oksidit nitrik. Ajo kryen veprime antitrombike, të evidentuara nga studimet e kohëve të fundit që kanë treguar se si rukola mund të pengojë grumbullimin e trombociteve në rast të inflamacionit dhe më në fund posedon aftësinë për të rritur vetitë antioksiduese të disa laktobacileve dhe për të përmirësuar mikrobiomën e zorrëve.

Ajo mund të shijohet e papërpunuar, në sallata, ose përdoret për të përgatitur salcë pesto të shijshme. Shumë studime kanë treguar se ekspozimi ndaj agjentëve kimikë të tillë si bisfenol-A ndikon në sasinë, lëvizshmërinë dhe numrin e spermës.

Lexo edhe: Rukola, vlerat ushqyese dhe nje recete

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X