Rukola, vlerat ushqyese dhe një recetë

Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani!




0 0

Rukola është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur.

Këto janë vetëm maja e ajsbergut. Ajo është e pasur gjithashtu me folat, kalium, mangan, beta-karoten, së bashku me antioksidantë të tjerë. Në përgjithësi, rukola ka më shumë përfitime shëndetësore sesa llojet e ndryshme të perimeve të tjera.

Përfitimet shëndetësore

Të gjitha lëndët ushqyese që përmban rukola mund të ndihmojnë trupin shumë më tepër sesa mund ta keni menduar. Ajo mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikimit sidomos gjatë natës dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e degjenerimit muskulor të muskujve të syrit dhe inflamacionit në të gjithë trupin. Folati te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte.

Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes.

Ajo mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.

Rukola në dietën tuaj

Shtimi i rukolës në dietën tuaj mund të mos jetë aq i vështirë sa mund të mendoni. Kini parasysh të hiqni çdo gjethe të verdhë. Merrni gjethet e gjelbra, vendosini në një tas me ujë për të hequr papastërtitë. Pasi ta thani mirë mund ta gatuani në receta të ndryshme. Nëse e doni shumë të gatuar mund të zgjidhni ta bëni me vezë, makarona ose patate. Nëse e doni të papërpunuar mund të gatuani sallatë.

Sallatë me rukola

Përbërësit:

  • Disa gjethe rukola;
  • Pak djathë parmixhano;
  • Disa domate qershi;
  • Vaj ulliri;
  • Pak kripë;
  • Uthull balsamike.

Përgatitja:

Pasi keni larë dhe fshirë rukolën, copëtojeni pak me dorë dhe vendoseni në tas. Më pas shtoni domatet e prera në gjysmë, djathin, kripën, vajin e uthullën. Sallata është gati.

Lexo edhe: Rukola ne shtatzani, menyra e duhur per ta konsumuar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X