Analizat e pjellorisë, tashmë me anë të një fije floku

0 0

Hulumtimet e fundit nga Eshre, Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë mund të ndryshojnë qasjen ndaj një studimi që shumë gra i nënshtrohen analizës së fertilitetit.

Hormoni AMH

Studiuesit kanë zbuluar se matja e niveleve të hormonit anti-mollerian (AMH) në flokë jep rezultate më të sakta sesa ato të marra nga një analizë gjaku.

AMH është një tregues kryesor për të vlerësuar nëse një grua do të jetë në gjendje të përgjigjet në mënyrë efektive ndaj stimulimit të vezoreve, siç kërkohet nga protokollet klinike për fekondim të asistuar. Hormoni prodhohet nga indet prodhuese testikujt dhe vezoret dhe përqendrimi i tij në gjak ndryshon në bazë të seksit dhe moshës.

Gratë e reja kanë nivele shumë të ulta të AMH-së dhe kjo promovon zhvillimin e organeve femërore, ndërsa në periudhën e pubertetit nivelet rriten për shkak të prodhimit nga vezoret.

Tek gratë në moshë të lindjes së fëmijëve, nivelet e AMH-së kanë tendencë të ulen me kalimin e viteve për të arritur nivele shumë të ulëta në menopauzë. Kjo shoqërohet drejtpërdrejt me numrin e qelizave të vezëve (oocitet): në lindje ato janë rreth një milion, në fillimin e pubertetit ato reduktohen në rreth 5,000 dhe nga këto vetëm disa do të piqen (folikulare), ajo që përcakton ciklin menstrual çdo muaj.

Indeksi i pjellorisë

Nivelet e AMH-së janë shumë të rëndësishme si një indeks i pjellorisë. Ky hormon, në të vërtetë, rregullon veprimin e dy hormoneve të tjerë, FSH (hormoni stimulues i gjëndrave) dhe LH (hormoni luteinizues). Me uljen e niveleve të AMH-së, ulet aftësia për të siguruar rritjen e folikulës dhe për këtë arsye pjekuria e qelizës vezë zvogëlohet. Hormoni prodhohet nga qeliza të vogla që rrethojnë çdo qelizë veze dhe për këtë arsye konsiderohet si masë e rezervës së vezores. Pra, matja e tij është bërë një shënues për të vlerësuar se si një pacient do t’i përgjigjet stimulimit të vezoreve për fekondimin in vitro. Sot kjo vlerë matet në gjak, por studiuesit e Eshre kanë ilustruar se si mund të zbulohet në një fije floku, ku nivelet biologjikisht relevante të AMH-së janë zbuluar me sukses.

Një vlerë më e besueshme

Studiuesit përdorën rezultatet e marra në mbi 152 gra nga të cilat mostrat e flokëve dhe të gjakut ishin mbledhur disa herë gjatë vizitave në spital, duke gjetur një nivel më të lartë saktësie me analizën e flokëve sesa në të gjakut.

Falë këtij zbulimi të ri, perspektiva e një testi jo-invaziv të rezervës vezore (d.m.th. sasia e qelizave të vezëve të pranishme në vezore dhe që mund të fekondohet për të rezultuar në shtatëzani) duket se po afrohet dhe më shumë.

Lexo edhe: Si ndikon stili i jetesës në infertilitet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse po tentoni për shtatzani,...

Nëse po tentoni për shtatzani, duhet të dini se pjelloria mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin. Kjo tezë mbështetet nga Dr. Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste...

Vuani nga endometrioza? Mos i...

Endometrioza është një sëmundje delikate, e cila nuk është gjithmonë e lehtë për tu njohur dhe që shkakton pasoja të rëndësishme tek gratë e prekura. Midis tyre, edhe vështirësia për...

Përbërësi ushqimor që dëmton shumë...

Lloji i dietës së ndjekur mund të ndryshojë spermën e mashkullit brenda disa ditësh, duke ndikuar në lëvizshmërinë e spermës dhe duke luftuar (ose përkeqësuar) infertilitetin mashkullor. Mjafton që burrat...

Si të ngelesh shtatzënë?

Mendimi për të ngjizur një fëmijë është diçka shumë emocionuese për çiftin, por ndonjëherë rezulton të mos jetë edhe aq e thjeshtë. Mosha, pesha, mirëqënia e përgjithshme etj mund të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X