Tapa mukoide, çfarë funksioni ka ajo?
Roli i tapës mukoide është të ndalojë futjen e viruseve dhe baktereve më uterus.
Cfarë ndodh gjatë javës së fundit të shtatzanisë?
- Bie tapa mukoide: zakonisht tapa mukoide bie gjatë momentit që gruaja është ende në shtëpi dhe qafa e mitrës është e hapur deri në 3 cm. Në momentin që kjo ndodh ajo mund të vërë re një masë xhelatinoze në të cilën do të dallohen edhe njolla gjaku. Këto njolla gjaku do të shkaktohen nga këputja e disa kapilarëve të gjakut, gjë e cila ndodh për shkak të zgjerimit të ç Gruaja nuk ndien dhimbje, por ndien një ndjesi lagie.
- Intensifikohen kontraksionet: sa më shumë afrohet termini i lindjes aq më intensive do të jenë kontraksionet që gruaja do të ndiejë. Edhe pse ajo do të mendojë se mund të bëhen fjalë për kontraksionet e vërtetëta, në fakt mund të ndodhë që gjatë kësaj jave të kemi të bëjmë ende me ato false (Braxton-Hicks), të cilat do të jenë më frekuente dhe më intensive, duke u përsëritur disa herë në harkun kohor të 24 orëve. Këto kontraksione do të njihen që janë false për shkak se janë më pak të dhimbshme se ato të vërteta. Barku i gruas do të shfaqet më i kontraktuar. Për të kluptuar nëse bëhet fjalë ose jo për kontraksionet e vërteta duhet të filloni të shikoni masni kohën, nëse ato përsëriten në interval të rregullta duhet të filloni të përgatiteni pasi bebi juaj është duke ardhur në jetë.
Lexoni edhe: Fillimi i lindjes, shenjat qe do t’ju bejne te kuptoni momentin
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu