Cfare jane kontraksionet false, simptomat dhe shkaktaret

0 0

A është vërtet koha e lindjes apo është një provë false? Është e vështirë të dallosh ndryshimin ndërmjet shtrëngimeve të vërteta të lindjes dhe atyre false, pasi simptomat e tyre janë të ngjashme. Ndaj është e rëndësishme që të dalloni mirë shënjat përkatëse në mënyrë që mos të shqetësoheni sa herë që përjetoni shenjat false, apo të mos i kushtoni vëmendjen e duhur momentit të vërtetë.

Çfarë janë kontraksionet false?

Kontraksionet false janë episode të shtrëngimeve të çrregullta dhe të dhimbshme të cilat mund të quhen “Braxon Hicks Contractions”. Kontraksionet mund t’i përjetoni edhe që në muajn e 4 , e më pas fillojnë e shpeshtohen teksa afrohet lindja e vërtëtë. Këto kontraksione njihen si kontraksionet false të lindjes pasi një nga pasojat e tyre janë dhimbjet por nuk shkaktojnë hapje. Kontraksionet false të lindjes nuk ndodhin tek të gjitha gratë shtatzëna .

Këtu janë disa nga shenjat e kontraksioneve false të lindjes

1. Kontraksione të çrregullta.
2. Ujërat nuk plasin. Nëse vini re rrjedhje dhe sekrecione me aromë,atëherë mund të jetë urinë pasi lengu amniotik është pa erë.
3. Shtrëngime të barkut.
4. Ndodh për disa minuta në ditë, duke u bërë më intensive teksa afrohet dita e lindjes.
5. Nuk ka hemoragji.

Nga se shkaktohen kontraksionet në shtatzani?

Siç u përshkrua edhe më sipër jo të gjitha gratë shtatzëna i përjetojnë kontraksionet false të lindjes.
Këto kontraksione mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si:

⦁ Aktivitete të rënda fizike;
⦁ Marrëdhëniet seksuale;
⦁ Nëse dehidratoheni kur po kaloni temperaturë gjatë shtatzanisë;
⦁ Lëvizjet e bebit.

Lexoni dhe: Ja cfare i shkakton kontraksionet e lindjes 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X