Seksi ne shtatzani, ne cilat raste evitohet?

0 1

Edhe pse mund të keni idenë se është e kundërta, në shtatzani lejohet të kryeni marrëdhënie seksuale megjithatë duhet të tregoni kujdes.

Në cilat raste duhet të evitohen marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzanisë, pra kur nuk duhet të bëjmë seks në shtatzani?

Shpesh dyshimet dhe paragjykimet bëjnë që dëshira seksuale të venitet tek prindërit e ardhshëm dhe ndoshta në disa raste ndikim të madh luan edhe frika se fetusi dëmtohet. Më pas me rritjen e barkut dëshira bie aq shumë sa në disa raste marrëdhëniet mungojnë tërësisht.

Këshillohet të mos kryhen marrëdhënie nëse shtatzania është në rrezik, pra në rastet kur rrezikohet abort, lindje e parakohshme, 48 orë pasi është kryer analiza e amnioçentezës apo vilioçentezës, në rastet kur kemi të bëjmë me placenta previa, në rastet kur është vënë rë një hapje e qafës së mitrës, nëse është paraqitur një çarje parakohe e qeses amniotike dhe në të gjitha rastet e tjera kur mjeku ju këshillon të evitoni seksin.

Largoni dyshimet në lidhje me fetusin. Ai është shumë i mbrojtur dhe nuk mund të dëmtohet. Edhe madje barku i madh nuk duhet të përbëjë problem, mjafton të gjeni pozicionin e duhur. Siguria e shtatzanisë është e rëndësishme por nëse mjeku nuk flet për ndonjë rrezik atëherë edhe jeta seksuale në çift duhet të marrë vëmendjen e duhur.

Lexo edhe: Cfare e shkaterron marredhenien seksuale te nje cifti?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X