Në mendjen dhe zemrën e prindërve fëmija vjen në jetë shumë kohë më parë se momenti i lindjes. Për gjatë 9-të muajve të shtatzanisë, prindërit e imagjinojnë se si do të jetë fëmija i tyre dhe madje mund të themi se fantazia e tyre do të shkojë deri atje sa të imagjinojnë edhe mënyrën si do të duket ai, duke bërë gjithashtu edhe disa plane për mënyrën si do të jetë jeta e tyre pas ardhjes në jetë të fëmijës.
Ashtu siç e shpjegojnë edhe psikologët prenatalë, mendimet e nënës së re karakterizohen nga gjurmët e jetës së shkuar, asaj të tashme si edhe të ardhmes. Ajo e imagjinon shpesh herë veten e saj kur ka qënë fëmijë, duke menduar edhe fëmijën që është duke sjellë në jetë, mendon për nënën e saj dhe mënyrën si ajo e ka rritur dhe mendon gjithashtu edhe veten e saj, mënyrën si ajo do të rrisë fëmijën e saj. Pra ajo fillon të identifikohet mes asaj që e ka rritur dhe atij që do të rritë, pra mes nënës dhe fëmijës së saj, dhe për këtë arsye gjatë shtatëzanisë vihet re një rritje e aktivitetit mendor të nënës, duke bërë që ajo shpesh të futet në një gjendje ëndërrimi që në më të shumtën e rasteve lidhet me fantazitë rreth fëmijës që mban brenda barkut.
Në këtë fazë gruaja shtatëzanë dhe bashkëshorti i saj fillojnë të diskutojnë rreth marrëdhënies së tyre me prindërit si edhe rreth mënyrës që ata i kanë edukuar, duke theksuar se çfarë është e drejtë për t’u ndjekur ose jo edhe me fëmijën e tyre.
3 fazat e ëndërrimeve
Me kalimin e muajve subjekti i ëndërrimeve të gruas ndryshon dhe sipas psikologëve prenatalë, imagjinata e gruas zhvillohet në 3 momente të ndara nga njëra-tjetra me disa ndryshime në varësi të trimestrit në të cilin ajo ndodhet.
1. Faza e parë karakterizohet nga nevoja për të pranuar atë që është duke ndodhur. Nënës i duhet ende të ndërgjegjësohet se po pret një fëmijë dhe në këtë fazë një moment shumë i rëndësishëm është ai i ekografisë së parë, dëgjimit të rrahjeve të zemrës, të cilat duket se “vërtetojnë” në mendjen e nënës se fëmija është brenda barkut të saj.
2. Gjatë trimestrit të dytë, me shfaqjen e gjuajtjeve të para të fëmijës, gruaja fillon të komunikojnë me beben e saj pikërisht falë këtyre lëvizjeve, duke krijuar një ide rreth temperamentit të fëmijës dhe duke u përpjekur gjithashtu të interpretojë këto sinjale që fëmija i jep.
3. Në trimestrin e tretë, vëmendja spostohet në momentin e lindjes dhe fantazia fokusohet në sallën e lindjes.
Fëmija i imagjinuar
Ashtu si edhe në fusha të tjera të jetës, edhe në këtë rast imagjinata e nënës nuk përputhet me atë të babait. Ata të dy nuk e shikojnë njësoj fëmijën e tyre, duke bërë që ndërsa nëna të mendojë për të voglin e saj në momentin e lindjes, babai të mendojë rreth fëmijës në momentin që ai do të luajë me të, dhe për këtë arsye shpesh fëmija që imagjinon babai i përket moshës 3-4 vjeçare, pra moshë në të cilën ai është ne gjendje të argëtohet pafund me të.
Djalë apo vajzë?
Një ndër kuriozitetet e para që shfaqet në mendjen e prindërve të ardhshëm është ai që lidhet me gjininë që do të ketë fëmija që po vjen në jetë. Edhe në ditët e sotme është shumë e theksuar dëshira e familjeve që fëmija që po vjen në jetë të jetë djalë, dhe nëse tashmë e kanë një djalë të sjellin në jetë një vajzë dhe anasjelltas. Në përgjithësi babai ëndërron të ketë në krahë një djalë, sidomos nëse ai është fëmija i parë, pasi duket se identifikohet përmes tij. Megjithatë duhet të theksojmë se në momentin që fëmija vjen në jetë ai e do po njësoj edhe nëse ajo është një vajzë e vogël.
Në pritje për ta njohur
Është pikërisht imagjinata ajo që i bën prindërit të njihen me fëmijën e tyre edhe pse ai është ende brenda barkut të nënës. Gjatë kohës që ai është ende brenda trupit tuaj duhet të përpiqeni të krijoni njëfarë komunikimi me të, dhe këtë duhet ta bëni duke dëgjuar dhe stimuluar lëvizjet e tij. Kjo është një formë shumë e mirë për të kaluar nga fëmija imagjinar tek fëmija real, pra ai që do të keni në duar, për ta njohur atë më mirë. Në këtë mënyrë ju do të jeni më koshiente në momentin e lindjes për rolin tuaj të ri, atë të nënës.
Shtatëzania e dytë? Prindërit janë më racionalë
Në përgjithësi imagjinata e theksuar që e karakterizon shtatëzaninë e parë duket se zbehet kur bëhet fjalë për shtatëzaninë e dytë apo të tretë e me rradhë. Nëna ka më pak kohë për të ëndërruar, duke theksuar se në shtatëzaninë e dytë reduktohen edhe fantazitë që lidhen me mëmësinë. Gruaja tashmë nuk ka më frikë, ose edhe nëse ka ajo është shumë e vogël, dhe zakonisht frika më e madhe lidhet me momentin e lindjes, pra nëse ajo do të jetë më pozitive apo negative se lindja paraardhëse.
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
Pse çdo grua shtatzënë duhet...
Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...
MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...
A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu