Para së gjithash duhet të dish se ti nuk je e vetmja grua që do të kryesh një vizitë gjinekologjike (me shumë mundësi e para do të jetë e tillë). Nuk ke pse ndihesh keq, ai është mjeku yt dhe duhet të dijë gjithçka rreth teje, çdo detaj të historikut tënd shëndetësor para shtatzanisë. Mos u ndiej aspak në siklet për ta pyetur në lidhje me dyshimet apo shqetësimet që ke.
Më mirë se ai nuk do të mund ta bëjë askush! Por cilat janë pyetjet që mund t’i bëni gjatë vizitës së parë apo të dytë?
- Cila është data e lindjes? Ka shumë mundësi që ai t’jua thotë vetë këtë, megjithatë në rast se nuk e bën, duhet ta pyesni.
- Mund të kryej marrëdhënie seksuale? Kjo është një çështje që ngjall shumë dyshime gjatë shtatzanisë dhe për këtë është e rëndësishme të flisni edhe me gjinekologun tuaj. Vetëm nëse ai jua ndalon mund të mos kryeni më marrëdhënie.
- Mund të punoj në kompjuter? Ai është instrumenti që përdoret më shumë në çdo zyrë, në çdo profesion dhe nëse përdoret më tepër nga limiti normal mund të shkaktojë dëme tek fëmija. Ai mund t’ju udhëzojë sa kohë mund të qëndroni para tij.
- Cilat janë vitaminat që duhet të pi? Me shumë mundësi ai do t’ju këshillojë që deri në muajin e 4 të merrni acidin folik për të vazhduar më pas me vitaminat e tjera të përbëra.
- Cilat janë ushqimet që duhet të konsumoj/evitoj? Në varësi të gjendjes tuaj shëndetësore ai duhet t’ju udhëzojë për mënyrën adeguate të ushqyerjes.
- Sa kg duhet të fitoj? Pesha normale llogaritet në varësitë BMI (përmasave tuaja). Pasi ai ju ka treguar cila do të jetë pesha maksimale që duhet të fitoni në shtatzani, duhet të përpiqeni t’i përmbaheni duke u ushqyer shëndetshëm.
- Mund të asistoni në lindjen time? E pyesni mjekun tuaj nëse mund të ndodhet në sallën e lindjes gjatë proçesit të ardhjes në jetë të fëmijës edhe pse mund të mos jetë turni i tij.
- Cilat janë gjërat që duhet apo nuk duhet të bëj? Edhe pse ne shpesh ju kemi këshilluar rreth gjërave që duhet apo nuk duhet të bëni, ju duhet ta pyesni atë për më shumë informacion në varësi të rastit tuaj.
Lexoni dhe: Ekografite ne shtatzani, kur zbulohet gjinia e femijes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu