Ekografite ne shtatzani, kur zbulohet gjinia e femijes?

0 0

Kur një nënë është duke pritur  fëmijën e saj është shumë normale që krahas emocioneve të shtatzanisë të ndiejë edhe kuriozitet në lidhje me gjininë e fëmijës. Kohë më parë kjo pretendohej se zgjidhej me anën e disa “shenjave” por tashmë mund të bëhet në një mënyrë shumë më të sigurt, me anën e ekografisë.

Kur mund të zbulohet gjinia e fëmijës me anën e ekografisë?

Kjo nuk do të jetë e mundur para javës së 12, pasi është pikërisht ky momenti kur fetusi formon organin gjenital. Pra ju mund të mësoni gjininë e fëmijës rreth javës 12-14 të shtatzanisë. Disa metoda të tjera për të mësuar gjininë edhe para kësaj jave janë edhe ato që i referohen matjes së këndit të shtyllës kurrizore. Nëse ky kënd është më i madh ose i barabartë me 30 gradë fëmija do të jetë djalë, dhe nëse është më i vogël se 30 gradë është një vajzë. Një tjetër kënd që mund të matet është edhe ai në zonën e nofullës. Nëse është më i madh ose i barabartë me 40 gradë është djalë, dhe nëse është më i vogël pritet të vijë në jetë një vajzë.

Djalë apo vajzë, a mund të kemi siguri të plotë në lidhje me gjininë e fëmijës?

Informacionet e marra me anën e ekografisë nuk mund të jetë 100% të sigurta, sepse zhvillimi i aparatit gjenital të fëmijës është në zhvillim të vazhdueshëm. Pra mund të ndodhë që gjatë përcaktimit të gjinisë të bëhen edhe gabime. Për të qënë sa më të sigurta (edhe pse jo 100%) do të ishte mirë që përcaktimin e gjinisë ta kërkonit gjatë ekografisë morfologjike, pra rreth javës së 20 të shtatzanisë.

Lexoni edhe: 10 kuriozitete qe nuk i dini rreth shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X