10 kuriozitete rreth shtatzanise qe ndoshta nuk i dini

0 0

1- Të përzierat e mëngjesit
Gjinia femërore e qënies njerëzore është midis të paktave qënie, shtatzania e të cilave shoqërohet me të përziera dhe të vjella. Origjina e këtyre të vjellave për disa studiues mbetet misterioze, të cilët hedhin dy hipoteza. E para bën shkaktar substancat e dëmshme që mund të gjenden në disa ushqime, të cilat e dëmtojnë fetusin, kryesisht në fazën e hershme të shtatzanisë. Sipas tyre gratë të cilat kanë të vjella gjatë shtatzanisë janë më pak të prirura për të abortuar në mënyrë spontane.
E dyta bën shkaktar spermën e mashkullit me të cilin është bërë ngjizja. Sipas kësaj hipoteze sa më e gjatë të ketë qënë marrëdhënia seksuale ndërmjet çiftit aq më pak të vjella do të ketë gruaja, kjo pasi në të kundërt trupi, duke qënë se trupi i gruas e quan lëngun seminal “të huaj”, dhe për pasojë reagon duke shkaktuar të vjella të shumta gjatë shtatzanisë.
2- Një astronaut i vogël
Deri para 50 vjetësh pamja e fetusit brenda barkut të nënës ishte totalisht e panjohur, kjo deri në momentin e lindjes. Për këtë arsye nxjerrja e fotografisë së fetusit 18-të javësh në faqen e parë të revistës amerikane “Life”, u konsiderua si dicka shumë interesante, aq sa brenda 3 ditësh u shitën 3 milion kopje të revistës Life. Fotografi suedez Lennart Nilsson, punoi rreth 10 vite për të nxjerrë këtë imazh, nga i cili fetusi u konsiderua një astronaut i vogël që udhëtonte në hapësirë.
3- Nga Sonar në Pixar
Kohë më parë për të kontrolluar fetusin brenda barkut të nënës përdoreshin aparatë me ultratinguj të tipit Sonar. Më pas gjinekologu skocez Ian Donald i dha fillim epokës së përdorimit të ekografisë e cila do të mundësonte jo vetëm dëgjimin e fëmijës, por edhe vëzhgimin e tij me anën e pamjes. Ekografitë e para kanë qënë pak a shumë si ekografitë e kohëve të sotme, për të pasur më pas në dispozicion ekografinë 3D Pixar.
4- Çfarë ndodh gjatë lindjes?
A e dini se gjatë lindjes muskujt të cilët përfshihen në procesin e shtyrjes, janë të njëjtët që janë përgjegjës edhe për defekimin? Për këtë arsye ju nuk duhet të ndiheni në siklet nëse ndodh defekimi, edhe pse në disa spitale bëjnë fillimisht pastrimin e zorrës së gruas.
5- Meshkujt kundër femrave
Thuhet se profesioni i mamisë është ndër më të vjetrit në botë, duke qënë se gratë gjatë lindjes kanë nevojë për ndihmë. Për shumë shekuj me radhë asistimi në lindje ka qënë ekskluzivisht punë e grave, dhe thuhet se doktori i parë që e bëri këtë ishte Veit di Amburgo, i cili u dogj i gjallë pasi u kuptua se ishte maskuar si infermiere për të ndihmuar një grua gjatë lindjes. Fillimet e pjesëmarrjes së ligjshme të burrave në lindje u panë fillimisht në Francë, duke i konsideruar gratë si të paafta dhe paditura në këtë aspekt. Beteja midis grave dhe burrave në lidhje me këtë çështje vazhdoi deri në vitet 1800. Kjo u shpreh edhe me anën e një karikature të bërë në vitin 1793, e cila kishte në fokus një pamjen e një njeriu gjysëm burrë, gjysëm grua.
6- Rritja e numrit të këmbës
Një fakt sa i çuditshëm aq edhe i vërtetë është rritja e numrit të këmbës. Kjo nuk ka të bëjë me fryrjen e zakonshme të këmbëve, por me lëshimin e ligamenteve të cilat e zmadhojnë këmbën. Lëshimi i tyre ndodh për të bërë më të lehtë proçesin e lindjes.
7- Të ngrënit për dy
Shpesh gjatë shtatzanisë mund të dëgjoni t’ju thonë se keni nevojë të ushqeheni për dy persona, por në të vërtetë ju keni nevojë vetëm për 300 kalori më shumë krahasuar me dietën e përditshme, pra për një kos dhe ndonjë biskotë më shumë.
8- Kontraksionet
Kontraksionet, të cilat sinjalizojnë fillimin e lindjes mund të vazhdojnë edhe disa ditë pas lindjes. Shpjegimi më natyral e lidh shfaqjen e kontraksioneve me nevojën që ka trupi për të limituar humbjet e gjakut të cilat pasojnë lindjen.
9- Zëri i barkut
Përvec rrahjeve të zemrës dhe zhurmave të tretjes së ushqimit, fetusi dëgjon edhe zërat që i flasin nga jashtë. Shqisa e të dëgjuarit zhvillohet që në barkun e nënës. Ai e njeh zërin e prindërve dhe duke i folur vazhdimisht do të ulni rrezikun e shfaqjes së problemeve në të folur.
10- Babai dhe shtatzania
Ashtu si nëna edhe babai mund të shfaqë simptoma të shtatzanisë si për shembull shtim në peshë, të përziera në mëngjes si edhe krampe abdominale. Kjo gjendje do të quhet “shtatzani simpatike”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X