Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për aq kohë sa do të kuptoni kërkesat e trupit tuaj dhe do të rrisni sasinë e lëngjeve që merrni në përputhje me rrethanat
A është normale nëse ndiheni jashtëzakonisht të etura gjatë shtatzanisë?
Po, është normale të ndjeni etje të madhe gjatë shtatzanisë, veçanërisht në tremujorin e parë kur filloni të përjetoni edhe simptomat e tjera. Megjithatë, disa gra mund të kenë dëshirën për të pirë më shumë ujë edhe gjatë tremujorëve të dytë dhe të tretë.
Ndonjëherë, mund të ndiheni të etura edhe pas pirjes së ujit, gjë që mund t’ju bëjë të dyshoni nëse gjithçka është mirë me trupin tuaj.
Cilat janë shkaqet e etjes së tepërt gjatë shtatzanisë?
- Nevoja për lëngje: Të rriturit kanë nevojë për 1 deri në 1.5 ml ujë për çdo kalori të marrë. Por gjatë shtatzënisë, me rritjen e konsumit të kalorive me rreth 300 më tepër, marrja e sasisë së ujit duhet të rritet gjithashtu me 300 mililitra. Kur sasia e përditshme e rekomanduar e ujit nuk është plotësuar, ju përjetoni një etje intensive.
- Rritja e vëllimit të gjakut: Gjatë shtatzënisë, vëllimi i gjakut rritet për të përmbushur kërkesat e oksigjenit të foshnjës. Gjaku shtesë kërkon rritje shtesë të marrjes të ujit. Pra, edhe nëse jeni duke pirë ujë të tepërt, ai përdoret për të prodhuar gjak dhe ju ndiheni përsëri të etura.
- Ndërtimi i qelizave dhe indeve të reja: Lëngjet bëjnë shumë më tepër sesa thjesht shuajnë etjen tuaj. Gratë shtatzëna kërkojnë ujë për të ndërtuar qeliza dhe inde të reja për të përmirësuar tretjen, për të cliruar toksinat, për të transportuar lëndë ushqyese dhe për të formuar lëngun amniotik.
- Urinimi i shpeshtë: Nga tremujori i dytë, fetusi fillon të rritet dhe mitra zgjerohet. Presioni mbi fshikëzën bën që ju të dëshironi të urinoni shpesh, duke ju lënë të dehidratuara dhe rrjedhimisht të etura. Kjo mund të ndodhë edhe në rastin e diabetit.
- Presioni i ulët i gjakut: Nëse keni presion të ulët të gjakut, atëherë mund të përjetoni etje të pazakontë dhe dehidratim gjatë kohës që jeni shtatzënë. Dhe në qoftë se ju nuk pini ujë mjaftueshëm, mund të përjetoni marrje mendsh.
- Diabeti insipid: Eshtë një nga problemet e rralla që shkakton etje të tepruar, së bashku me urinë të tepruar, gjatë shtatzënisë…
Përveç shkaqeve të përmendura më sipër, edhe konsumimi i ushqimeve të kripura dhe pikante mund t’ju bëjë të ndiheni të etura. Gjithashtu, nëse konsumoni shumë pije me kafeinë do të ndiheni të dehidratuara.
Çfarë simptomash të tjera mund të përjetoni nëse keni etje të tepërt?
- Thatësi të vazhdueshme në gojë dhe në fyt;
- Ënjtje në duart dhe këmbë;
- Urinim i shpeshtë;
- Lodhje;
- Shikim të turbullt dhe marrje mendsh.
Nëse i përjetoni këto simptoma, ndërmerrni hapat e duhur me këshillat e mjekut.
Çfarë duhet të bëni nëse keni etje të tepërt gjatë shtatzanisë?
Përveçse duhet të pini shumë ujë, mund të bëni edhe disa nga veprimet më poshtë për të menaxhuar etjen e tepruar gjatë shtatzënisë.
- Hani më shumë fruta dhe perime.
- Ju mund të konsumoni më shumë lëngje frutash dhe qumësht për të plotësuar nevojën e trupit për lëngje.
- Ju duhet të kufizoni konsumimin e ushqimeve të kripura ose me erëza dhe gjithashtu të reduktoni pijet me sodë ose kafeinë për një shtatzëni të sigurt dhe të shëndetshme.
- Gjithmonë mbani një shishe uji me vete, pavarësisht nëse jeni në ambiente të mbyllura ose shkoni jashtë.
- Pirja e limonadave gjithashtu ndihmon në plotësimin e nevojave të trupit për lëngje gjatë shtatzënisë.
- Ju mund të hidhni akull me lëngun tuaj të preferuar të frutave tuaj për të shuar etjen.
- Ju mund të merrni një shishe me ujë që ka të shënuar njësitë matëse. Kjo ju ndihmon të rregulloni marrjen e lëngjeve dhe ju pengon të pini përtej kërkesave.
Kur duhet të shqetësoheni?
- Kur humbni ujë të tepërt nga trupi juaj përmes urinimit të shpeshtë.
- Nëse keni tepër etje edhe pas pirjes së sasive të nevojshme të ujit.
- Etja e fortë mund të jetë një shenjë e diabetit gestacional, kontrollojeni dhe trajtohuni në përputhje me rrethanat.
Disa nga pyetjet që nënat bëjnë më shpesh:
- A është mirë të pini ujë natën gjatë shtatzënisë?
Nuk ka dëme nga konsumimi i ujit gjatë natës ose para se të flini. Është më mirë të mbani një shishe me ujë pranë shtratit tuaj, pasi mund të keni etje në çdo kohë gjatë natës. Megjithatë, e vetmja gjë që mund t’ju shqetësojë në një rast të tillë është vajtja shpesh në banjo.
- A mund të sjellë sasia e tepërt e ujit që pihet më shumë lëng amniotik?
Jo, duke pirë shumë ujë nuk sjell më shumë lëng amniotik. Sidoqoftë, është mirë që të pini ujë sipas kërkesave të trupit tuaj dhe jo më shumë se vëllimi i rekomanduar.
- A mund të shkaktojë dështim të shtatzanisë mospirja e mjaftueshme e ujit?
Jo, duke mos pirë ujë mjaftueshëm nuk do të sjellë ndonjë komplikim të rëndë të shtatzënisë.
- A mund të shkaktojë dështim të shtatzanisë pirja e ujit të nxehtë?
Jo. Por uji jashtëzakonisht i nxehtë mund t’iu djegë, kështu që përpiquni të merrni ujë të vakët në vend të ujit të nxehtë. Uji i ngrohtë gjatë shtatzënisë është i dobishëm në shumë mënyra pasi detoksifikon trupin tuaj, trajton kapsllëkun, hidraton lëkurën tuaj dhe ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut.
Lexo edhe: Si ta kuptojme nëse jemi dehidratuar gjatë shtatzanisë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu