Dieta e dëmshme e nënës që ushqen fëmijën me gji

Nje nene, per te humbur kilet e fituara gjate shtatzanise, kishte nisur nje diete ekstreme nderkohe qe ushqente femijen me gji. Si pasoje e kesaj diete aspak te shendetshme, nena e re kishte ndjesi perzieriesh e te vjellash.




0 0

Ishte herët në mëngjes kur pashë një nënë të re me karrocën e fëmijës në dorë duke ecur. Me të ishte dhe bashkëshorti dhe një i afërm që sapo takuan.

Nga biseda e tyre kuptova se shtëpitë i kishin aty pranë dhe se do të niseshin për një udhëtim. 

“Shkojmë hamë diçka lart dhe pastaj nisemi”- tha një prej tyre.

“Vazhdoni ju, unë nuk dua të ha”-ia ktheu nëna e re. 

Zotëria krah saj u habit dhe e këshilloi të mos nisej në udhëtim pa ngrënë asgjë, mbi të gjitha sepse duhej të ushqente fëmijën e vogël me gji

Por, nëna e re kishte një problem serioz që e shqetësonte. 

“Më vjen për të vjellë, nuk jam në gjendje të ha asgjë. Dje për pak më ra të fikët. Ç’më duhej dieta mua. Tentova të dobësohesha dhe fillova dietë. Haja shumë pak gjatë ditës dhe pija uthull që të humbisja kilogramët e shtatzanisë”,- shpjegoi nëna me një ndjenjë faji.

Më tingëlloi shumë e hidhur ajo bisedë. Nga njëra anë ndjeva mirëkuptim për nënën e re e cila ka gjithë të drejtën të tentojë të heqë kilogramët e saj të tepërt. Nga ana tjetër ndjeva keqardhje për të e për bebin që mbi të gjitha ushqehej me gji, që kishin rënë pre e një diete të tillë, të promovuar nga individë të paidentifikuar por që nxisin një stil jetese të pashendetshëm, të dëmshëm dhe ata që kanë nevojë për rezultat i besojnë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X