Shtatzania është një periudhë shumë e rëndësishme në jetën e një gruaje. Gjatë kësaj faze gruaja kërkon një vëmendje dhe përkushtim të veçantë. Lidhur me këtë, ndërgjegjësimi ka ardhur duke u rritur çdo ditë dhe më shumë në familjet e reja dhe në shoqërinë shqiptare. Vendimi për të sjellë në jetë një fëmijë është ndër më të rëndësishmit për njeriun dhe për çiftet në përgjithësi. Për sa i përket kujdesit dhe masave që duhen marrë paraprakisht dhe në vazhdim, do tju sjellim disa keshilla dhe udhezime nga nje mjek gjinekolog, për një shtatzani të shëndetshme.
Vizitat paraprake që duhet të kryejë një çift, para se të sjellë në jetë një fëmijë
Vendi jone po shkon drejt nje qasje europine ne kete drejtim. Ka cifte qe preferojne t’ju nenshtrohen analizave parakoncepsionale. Ata kryejnë analiza dhe stafi mjekësor i informon se çfarë vëmendjeje kërkon një shtatzani dhe çfarë rreziqesh ka çifti për të pasur probleme gjatë saj. Gjithashtu, ata informohen për sëmundjet e trashëgueshme nga të dyja palët në varësi të historikut familjar. Nëse ka pasur sëmundje të trashëgueshme në familje, rreziku është i madh. Sëmundja më e rrezikshme është talasemia, një sëmundje mesdhetare e trashëgueshme. Në varësi të çifteve, këshillohen analizat e gjakut, urinësdhe analizat e sekrecioneve vaginale.
Vizitat e domosdoshme qe duhet te beje nje grua shtatzene
Nese mendoni se jeni shtatzane, ne rradhe te pare duhet te beni nje test shtatzanie, per ta vertetuar ate. Me pas duhet te drejtoheni tek mjeku, pasi 2% e shtatzanive rezultojne jashte mitre. Fillimisht duhet bere nje ekografi, e cila tregon gjendjen fillestare te shtatzanise. Ekografia e dyte e nevojshme duhet te behet ne javen e peste ose te gjashte, ku degjohen rrahjet e para te zemres. Gjate gjithe shtatzanise, ne faza te ndryshme behen analizat e urines dhe gjakut nepermjet te cilave kontrollohet gjendja e nenes duke bere dhe nje parashikim per te ardhmen. Ne javen e 11-te deri ne javen e 13-te behet analiza qe percakton, nese femija eshte bartes i sindromes “dawn” ose jo. Rreziku qe femija te linde me kete sindrome shtohet shume nga mosha 40 vjec dhe lart. Rreth 2.5% e nenave mbi 40-vjec lindin femije me sindoromen “dawn”. Kjo nuk eshte semundje gjenetike por kromozomike, qe do te thote se nese dikush ju “keshillon” te mos i nenshtroheni kesaj analize nese nuk keni ndonje te aferm te prekur, mos ja merrni te mireqene fjalen. Ekografia tjeter shume e rendesishme eshte ekografia morfologjike fetale qe behet ne javen 18-te, 19-te, 20-te, ku shikohet hollesisht zhvillimi i femijes nga ana morfologjike, zhvillimi i organeve etj. Analize tjeter e rendesishme eshte ajo e lidhur me metabolizmin e sheqerit, e cila mund te shfaqe diabetin gjate shtatzanise dhe qe mbaron pas lindjes, por mund te shfaqet te nena vite me vone. Gjate shtatzanise mund t’ju shfaqet anemia. Kjo nuk demton femijen, por ka rrezik per nenen dhe sasine e gjakut qe mund t’i nevojitet nenes gjate procesit te lindjes.Te rendesishme jane edhe analizat e sekrecioneve vaginale, per te pare nivelin e baktereve, te cilat, nese jane ne nivele te larta, mund te provokojne lindje te parakohshme te bebes.
Ekzaminimet e nevojshme
-Ekzaminimi gjinekologjik ku percaktohet madhesia e mitres dhe rritja e embrionit
-Pasqyra e gjakut
-Percaktimi i grupit te gjakut dhe faktorit Rhesus
-Presioni i gjakut
-Analiza e urines (per proteina, glukoze, bakterie qe mund te shfaqen si pasoje e diabetit, preeklampsise apo ndonje semundje tjeter tek shtatzana)
-Testi e pastertise (per ndonje infeksion te mundshem)
Cfare ndodh nese nuk kam mundesi per kontrolle mujore?
Jo cdo grua shtatzane ka mundesi te shkoje tek mjeku per vizite mujore. Kjo per arsye te ndryshme. Nese jeni ne nje situate te tille atehere sigurohuni t’i ndani vizitat ne 4 faza:
-Ne tremujorin e pare-nje vizite mjekesore
-Ne tremujorin e dyte-nje vizite mjekesore
-Ne tremujorin e trete-nje vizite ne muajin e shtate ose te tete dhe nje ne muajin e nente
Cfare duhet te bejme qe shtatzania te jete e sigurt dhe e shendetshme?
Kujdesi shendetesor gjate shtatzanise, qe nga momenti qe zbulohet shtatzania deri ne lindje eshte shume i rendesishem. Kjo mundeson qe te keni shendet te mire per vete dhe njekohesisht edhe per foshnjen qe do te sillni ne jete. Duhet te dini se shtatzania zgjat normalisht 40 jave dhe ndahet ne tremujorin e pare qe zgjat 12 jave, i dyti qe zgjat 15 jave dhe i treti 13 jave. Kontrollet tek mjeku jane te rendesishme. Ato duhen bere 1 here ne muaj deri ne muajin e tete, 1 here ne 2 jave gjate muajit te tete dhe 1 here ne jave gjate muajit te nente
Kujdesi i vecante duhet te tregoni nese jeni shtatzane ne stinen e veres
Shtatzania eshte nje periudhe qe kerkon shume vemendje dhe kujdes ne cdo kohe. Ne sezon vere eshte mire te shmangen temperaturat e larta. Keshilla kryesore eshte:mos pini uje vetem kur keni etje, por gjate gjithe kohes, sepse bebja e ndjen etjen me pare se ju. Ne c’do moment te dites duhet te keni me vete nje shishe me uje. Gjate shtatzanise duhet te jeni te ngopura me lengje, sidmos gjate veres ku djersitja eshte ne nivele te larta. Nje grua shtatzane duhet te urinoje nje liter e gjysem urine ne dite. Nese jeni shtatzane gjate veres mire eshte te frekuentoni plazhin,duke shmangur oret e nxehta, pasi rrezet e diellit jane shume te demshme, pavaresisht se vitamina D gjate kesaj periudhe eshte shume e rendesishme. Gjate mengjeseve dhe pasditeve mire eshte te dilni dhe te beni ecje.
Lexoni edhe: 10 hapa per nje shtatzani te shendetshme
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu