Anemia gjate shtatzanise

0 0

Si ndodh anemia gjatë shtatzanisë?

Gjatë shtatzanisë, ndodhin ndryshime të mëdha në organizmin e gruas që përfshijnë ndryshimet hormonale, metabolike me gjithë efektet e tyre në organet dhe sistemet e organizmit. Fillimisht ka një mbajtje të sasisë së ujit në organizëm, por nga ana tjetër ka rritje të kerkesave për hekur, që është përbërësi i hemoglobinës, proteinës së rruazave të kuqe të gjakut pra është pikërisht hemoglobina që mbart oksigjenin në gjak.
Kjo rritje e kërkesës është për nënën, për bebin që po zhvillohet si edhe për placentën, sidomos në tremujorin e dytë dhe të tretë. Nëse hekuri në organizëm nuk është i mjaftueshëm për të përballuar këto kërkesa, atëherë do të zhvillohet anemia. Kjo është më e shprehur nëse shtatzania shoqërohet me të vjella, nëse shtatzania është binjake apo nëse gruaja ka patur cikle me fluks të shtuar më parë.
Nevoja ditore e një gruaje shtatzane është 18 deri 27 mg në dite, por duke qënë se kjo sasi nuk mund të merret në ushqim, rekomandohet marrja e suplementeve.
Anemia gjatë shtatzanisë mund të zhvillohet dhe nga mungesa e acidit folik, vitaminës B12, apo nga çrregullime të gjakut të trashëguara.
Faktorët favorizues:

– Dieta e varfër me hekur, vitamina, folate;
– Çrregullime apo sëmundje të aparatit tretës;
– Ndërhyrjet kirurgjikale;
– Cikle menstruale me fluks të shtuar që zgjasin për një kohë të gjatë;
– Sëmundje kronike si tumore të mëlcisë, veshkave;
– Forma të trashëguara të anemisë, sëmundje autoimune.
Cilat janë shenjat?
Lodhje, lekurë e zbehtë, zbehje të mukozave, dobësim të thonjve, vështirësi në gëlltitje, ndyshime në humor dhe perqendrim, çrregullime të rrahjeve të zemrës si edhe shpeshtim të tyre, shkurtim në frymëmarrje, këputje, duar dhe kembë të ftohta, dhimbje koke ( megjithese këto janë edhe shenja shoqëruese të shtatzanisë ).
Studime të kohëve të fundit kanë treguar një lidhje midis formave të rënda të anemisë nga mungesa e hekurit dhe një dëshirë të madhe për ngrënien e akullit, letrës apo argjiles.
Shumë e rëndësishme
Çdo grua shtatzanë në fillim të shtatzanisë i nënshtrohet analizave të gjakut për matjen e hemoglobinës, hematokritit, sideremisë, dhe morfologjisë së gjakut ( gjaku komplet ). Duke qënë se Shqipëria është zonë me incidencë të anemive të trashëguara ( talasemi ) kërkohet patjetër edhe elektroforeza e hemoglobinës.
Në varësi të llojit të anemisë do të jepet dhe mjekimi:
– Nëse bëhet fjalë për anemi nga mungesa e hekurit merret suplement hekur. Për tu përthithur më mirë, duhet marrë me vitminë C, lëng portokalli, qitroje, lëng domateje me stomak bosh, por asnjëherë nuk merret me qumësht, kafe, çaj apo kalcium.
– Marrja e hekurit shoqërohet me efekte anësore, të tilla si kapsllëk, djegie të stomakut, të perziera si edhe të vjella.
Si ndikon anemia tek bebi?
Përgjithësisht bebi kujdeset vetë për nevojat e tij për hekur duke marrë tek nëna, por anemia e nënës mund të ndikojë në hekurin e depozituar çka rrit rrezikun për zhvillim të anemisë më vonë. Anemia nga mungesa e hekurit çon në rritje të rrezikut për lindje parakohe dhe lindje të fëmijëve me peshë të ulët dhe, në raste më të rralla të formave ekstreme mund të çojë në vdekje të bebit në mitër apo pas lindjes.
Si ndikon anemia tek nëna?
Nëse gruaja do të jetë anemike ajo do të jetë e këputur, do të ketë mungesë të energjive, trupi e ka më të vështirë për tu përballuar me infeksionet, do të jetë më vështirë për të përballuar lindjen, shtohet mundësia për të patur hemoragji pas lindjes, rritet rrisku për të kaluar depresionin post-partum.
Çfarë duhet bërë për ta parandaluar aneminë?
Së pari duhet ndjekur një dietë e shëndetshme e pasur me ushqime që përmbajnë hekur si mishi i kuq, i cili është burimi më i mirë i hekurit, por nuk përjashtohen llojet e tjera të mishit, peshku apo burimet jo shtazore si bathët, thjerrëzat, rrushi i thatë, kumbullat, fiqtë, patatet me gjithë lekurë, kajsitë, brokoli, perimet e gjelbra, drithërat, arrat, farat e ndryshme. Kujdes duhet bërë tek konsumi i mëlcisë, i cili duhet shmangur në shtatzani, pasi permban sasi vitamine A, vitaminë jo e sigurt pasi mund të sjellë defekte të lindura të bebit.

Lexoni dhe: Anemia ne shtatzani, simptomat dhe rreziqet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X