Shtatzani e planifikuar apo jo?

0 0

Shtatzania është një periudhë shumë emocionuese në jetën e gruas, pavarësisht nëse është e planifikuar ose jo. Në ditët e sotme duket se planifikimi familjar po kthehet në një kulturë në shoqërinë tonë, megjithatë, nisur nga një sondazh që është zhvilluar në portalin pernenat.al shtatzania e papritur vazhdon të ndodhë shumë shpesh.

Ja si ka qënë shtatzania për disa nga nënat e faqes tonë:

Për disa nga nënat shtatzania ka qënë një surprizë e vërtetë, sidomos nëse ajo ka ardhur pas shumë vitesh përpjekje. Në këtë rast emocionet do të jenë tepër të mëdha për prindërit e ardhshëm.

  • “E paplanifikuar, një surprizë nga zoti pas 7 vitesh.”

Për një nënë shtatzania erdhi si një surprizë pas një problemi shëndetësor.

“Për mua ishte surpriza më e mrekullueshme, se prisja. Kisha bërë një kotroll ku kam mësuar se kam ciste dhe kam marrë mjekim, i cili bëri shumë efekt. Në javën e 6 zbulova dhe kam jetuar çdo ditë me këtë lumturi”.

Për disa nëna shtatzania ka qënë e paplanifikuar dhe për pasojë edhe nuk janë kryer analizat apo kontrollet paraprake. Ja çfarë thotë një nënë:

  • “E paplanifikuar. Nuk kam bërë kontrolle mjekësore paraprake, sepse gjëja e fundit që kisha ndërmend në ato momente ishte një fëmijë”.

Në më të shumtën e komenteve nënat kanë shprehur se shtatzania ka qënë e planifikuar, dhe  madje janë kryer edhe analizat e nevojshme para ngjizjes së shtatzanisë në mënyrë që të parandalohen problem të mundshme në shtatzani.

  • “E planifikuar ne mund të them. E ndienim që na duhej një bebe në krahët tanë dhe zoti nuk na la të prisnim shumë, por mendoj që kontrollet paraprake janë normale dhe duhet t’i bëjnë të gjithë pasi i paraprin shumë problemeve.”
  • “Shtatzani e planifikuar, ndjesia më e bukur kur morrëm vesh që prisnim një beb, në fillim kemi bërë analizat thjesht për të ditur si janë gjërat pastaj çdo gjë doli në rregull dhe tani jemi të bekuar që kemi një princeshë në jetën tone”.

Për ndonjë nënë edhe pse shtatzania ishte e kërkuar edhe e planifikuar duhej të ndodhtë një fertilizim In-Vitro në mënyrë që të arrihej shtatzania. Ndryshe ka ndodhur në shtatzaninë e rradhës.

  • “Shtatzania e parë ishte shumë e dëshiruar por shumë e vonuar gjë që na shtyu të bëhej In-Vitro, ndërsa shtatzania e dytë gjithnjë shumë e dëshiruar por shumë e papritur dhe erdhi aq shpejt sa nuk e kuptova që kisha ngelur shtatzanë në mënyrë natyrale.”

Një gjë është e sigurt, që e planifikuar ose jo fëmijët janë një dashuri shumë e madhe për familjen, megjithatë në disa raste shtatzania mund të mos vijë në momentin e duhur. Ndonjëherë disa faktorë kanë një rëndësi tepër të madhe në këtë aspekt dhe nuk duhet ta anashkalohen kurrësesi.

Cilët janë këta faktorë?

Faktori ekonomik

Ndonjëherë nuk mjafton vetëm dashuria dhe mirëkuptimi në çift për të rritur një fëmijë, për të plotësuar kushtet e tij. Për këtë arsye planifikimi familjar nuk është i rëndësishëm vetëm për në aspektin shëndetësor, por edhe në atë ekonomik. Të rritësh një fëmijë kërkon një sasi të caktuar sendesh, veshjesh, ushqimesh etj, dhe ndonjëherë gjendja ekonomike nuk është në favor të kësaj shtatzanie, të paktën jo për momentin.

Faktori shëndetësor

Nga ana tjetër, planifikimi familjar është i rëndësishëm për arsye se do t’i japë mundësi nënës dhe babait të ardhëshëm të fillojnë këtë shtatzani me sa më pak, ose aspak problem shëndetësore. Të mos harrojmë se një infeksion vaginal, dhëmb me probleme, etj mund të ketë pasoja serioze në ecurinë e mirë të saj. nëse ju do të kuptoni atë që nuk shkon para se të ngjizni fëmijën, do të keni mundësi ta trajtoni në mënyrën e duhur pa shkaktuar asnjë problem tek fëmija. Nëse keni planifikuar të sillni në jetë fëmijën tuaj, pra shtatzania është e dëshiruar, janë shumë të rëndësishme analizat paraprake. Të parandalosh është më mirë se të kurosh, në shtatzani dhe jo vetëm!

Për këto arsye është shumë e rëndësishme që të kryhet një planifikim familjar në mënyrë që të parandalohet fenomeni i abortit. Metodat kontraceptive janë të ndryshme dhe mund të bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me atë që mund t’ju përshtatet më mirë.

Lexo edhe: Ja si te rrisni shanset per nje shtatzani pas nje aborti spontan 

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X